Gazeta Shqiptare

Bizneset marrin borxh për të shlyer borxhet

Raporti i Bankës së Shqipërisë

-

Gjatë

3- mujorit të fun dit të vitit 2019 ka një rritje të tendencës për kredi, të cilat do të shkojnë për shlyerje të borxhit. Një borxh i ri për të shlyer një borxh të vjetër është treguesi më real i vështirësi­ve që po kalojnë bizneset për likuiditet. Duke parë ketë tendencë negative, kushtet e bankave për kreditimin janë shtrënguar më tej në tremujorin e fundit të vitit si pasojë e perceptimi­t në rritje për një rrezik të shtuar lidhur me aftësinë paguese të individëve dhe bizneseve, si edhe me ekzekutimi­n e kolaterali­t, vërejti Banka e Shqipërisë, pasi përpunoi opinionet e bankave. Banka e Shqipërisë gjeti nëpërmjet vrojtimit se nevoja për rifinancim borxhi është rritur me 18 për qind në tremujorin e fundit. Kërkesa për rifinancim për borxhin është një tregues i ri, që nisi të matet nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit 2018. Në tremujorin e fundit të 2019- ës, nevoja për rfinancimi­n e borxhit pësoi rritjen më të madhe së paku që nga tremujori i dytë i vitit 2018, kur ky tregues nisi të matej. Nga ana tjetër, zhvillimet reale në kredinë bankare kanë qenë më të dobëta se parashikim­et. Bankat prisnin që kërkesa për kredi e bizneseve të rritej në tremujorin e fundit të vitit, por në fakt, kërkesa për hua ka shënuar rënie në raport me tremujorin paraardhës. Si faktorë me ndikim në shtimin e kërkesës për kredi u raportuan nevojat më të larta për rifinancim­in e borxheve ekzistuese dhe ristruktur­imin e kompanive si edhe financimin e inventarëv­e dhe kapitalit qarkullues. Po ashtu, niveli i përgjithsh­ëm i normave të interesit u perceptua si një faktor i favorshëm për zgjerimin e kërkesës për kredi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania