Gazeta Shqiptare

Biznesmeni që u përlesh me grabitësit: U turrën të më lidhnin, më qëlluan mua e gruan

Ngjarja në zonën e Alliasit, shpallen në kërkim dy persona të dyshuar “Dy autorët e armatosur thanë: Ku është kasaforta?”

-

Vetëm pak ditë pas ten tativës së grabitjes së b a s h k ë s h o r t e v e Laze në zonën e Alliasit në Tiranë, policia ka shpallur në kërkim dy persona të dyshuar për ngjarjen. Mësohet se njëri nga të dyshuarit është banor i zonës në fjalë, rreth 20 vjeç, me precedentë penalë, i cili nuk është gjetur në banesë nga kontrollet dhe është shpallur në kërkim. Ndërsa i dyti dyshohet se mund të ketë qenë pjesë e grupit që tentuan grabitjen, pasi njihej me njërin nga punëtorët që çifti i biznesmenë­ve e kishte marrë në dyqanet e bukës dhe prodhimeve të tjera të brumit që kanë në kryeqytet. Autorët që tentuan grabitjen ishin tre, dy u futën brenda për të grabitur, njëri me armë për të kërcënuar dhe tjetri për të kontrollua­r, ndërsa i treti i priste jashtë me makinë për t'u larguar me shpejtësi. Ata e njihnin mirë shtëpinë, pasi u futën nga hyrja e pasme, pasi te dera kryesore ishin kamerat dhe sistemi i alarmit. Policia dyshon se i afërmi të dhënat për hyrjen në banesë mund t'i ketë marrë nga i njohuri i tij që punonte në biznesin e çiftit Laze. Ndërkaq, në lidhje me ngjarjen e rëndë ka dëshmuar biznesmeni Petrit Laze, i cili mbeti i plagosur me një plumb në bark, ndërsa e shoqja mori një plumb në këmbë. Burime nga grupi hetimor dje bënë me dije për "Gazeta Shqiptare" se në vilën e çiftit në fjalë kanë hyrë dy nga autorët, të cilët u kanë kërkuar biznesmenë­ve paratë. Në dëshminë e dhënë për policinë, Laze ka deklaruar se grabitësit kanë qenë të veshur me të zeza dhe të dy me armë në dorë. Ata i kanë kërkuar kasafortën dhe më pas kanë tentuar ta lidhin me natriban, por janë përleshur. Vetëm thirrjet e të bërtiturat kanë bërë që ata t'ia mbathin duke i lënë të plagosur burrë e grua. "Dëgjova zhurmë që u hap dera dhe dola për të parë. Pashë dy të rinjtë të gjatë, të maskuar dhe veshur me kapota të gjata dhe të zeza. Njëri kishte

pistoletë në dorë, ndërsa tjetri një armë tjetër më të gjatë. Më thanë "duam lekët! Ku e keni kasafortën?". Në dorë mbanin një ngjitës natriban dhe u turrën të më lidhnin. U përleshëm dhe më qëlluan. Pastaj qëlluan edhe Afërditën. Ne ulëritëm, kërkuam ndihmë dhe ata u larguan me vrap", ka thënë biznesmeni Laze. Gjithashtu, në lidhje me tentativën e grabitjes ka dëshmuar sërish në polici dhe Afërdita Laze. Ajko ka deklaruar se

vajza e tyre, Dejzi Laze, ka dëgjuar zhurmën e autorëve, të cilët pasi janë ngjitur në banesë, kanë trokitur në derë dhe pasi vajza ka hapur derën, dy personat e maskuar e kanë kapur për flokësh dhe e kanë larguar në dhomë. Më pas ka dalë Afërdita dhe e kanë qëlluar në këmbë duke e lënë të plagosur. Po ashtu, ajo ka deklaruar se Petriti ndodhej në dhomë, në gjumë dhe kur ka dëgjuar krismën e armës, ka dalë me vrap nga dhoma, autorët i kanë drejtuar armën dhe i kanë kërkuar çelësin e kasafortës, duke tentuar t'i nxjerr jashtë ata e kanë plagosur dhe e kanë mbyllur në banjë. "Petriti është hedhur nga dritarja i plagosur, ka marrë një levë dhe është ngjitur në banesë, por autorët pasi kishin kontrollua­r banesën u larguan me shpejtësi pa mundur të marrin gjë", tha ajo. Vajza e çiftit Dejzi lajmëroi dajën të cilit i kishte thënë "hajde shpejt se po na vrasin po na vjedhin", më pas lajmëroi policinë dhe ambulancën. Sipas Afërdita Lazes, dy autorët ishin djem të rinj të moshave rreth 18vjeç. Të njëjtën deklaratë ka dhënë edhe burri i 59- vjeçares, Petrit Laze. Çifti ishin në pronësi të disa bizneseve të prodhimit të brumërave, një prej të cilëve ndodhej në katin e parë të objektit ku ndodhi grabitja.

 ??  ?? Bashkëshor­tët Petrit dhe Afërdita Laze
Bashkëshor­tët Petrit dhe Afërdita Laze

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania