Gazeta Shqiptare

I theu dhëmbët me çekiç kushëririt, përfundon sërish në pranga Vladimir Gjuta

Vite më parë kërcënoi Saimir Tahirin rrahu dhe babain

-

TIRANË - Vladimir Gjuta, një prej të arrestuarv­e dhe të akuzuarve për vendosjen e një sasie eksplozivi në farmacinë e babait të ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka rënë sërish në prangat e policisë së Tiranës. Mësohet se ai është arrestuar më datë 4 janar të këtij viti, pasi akuzohet se ka rrahur kushëririn e tij me çekiç, duke i thyer dhëmbët dhe duke i dëmtuar njërin sy. Ky i fundit me shenja të dukshme nga dhuna e ka paditur Gjutën në polici. Kjo e fundit është vënë në lëvizje dhe e ka shoqëruar në paraburgim. Mësohet se ngjarja ka ndodhur te Rruga e Elbasanit në Tiranë, tek shtëpia e kushëririt të Gjutës. Ndërkaq, "Gazeta Shqiptare" ka zbardhur detaje të reja për arrestimin e Vladimir Gjutës në 4 janar të këtij viti. Burime nga policia i bënë me dije se Vladimir Gjuta akuzohet për dy ngjarje të dhunshme të ndodhura brenda dy javëve. Blutë saktësuan se 40- vjeçari Gjuta ka dhunuar me sende të forta shtetasin J. H., më datë 2 janar të 2020. Gjithashtu, ai dyshohet se është autor edhe i një ngjarjeje të ndodhur më 19 dhjetor 2019 te Rruga e Elbasanit, pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjis­ë, ku është goditur po me sende të forta shtetasi S. Xh.. Materialet në ngarkim të shtetasit V. Gj. i kanë kaluar Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Kanosja". Vladimir Gjuta është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi është arrestuar më parë si autori i vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, por që u lirua në fund të hetimeve. Në atë kohë, Gjuta kishte kërcënuar ishministr­in me një mesazh në numrin e tij personal. "Lëre të qetë familjen Gjuta, ndryshe do të kesh pasoja"! Pas këtij mesazhi, Tahiri u mor në mbrojtje nga forcat RE

NEA. Ndërkohë, Gjuta është arrestuar më vonë edhe për dhunë ndaj babait të tij, por u lirua, sepse familjarët nuk ngritën kallëzim penal.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania