Gazeta Shqiptare

Vrasja në "Astir", i kërkuari Noel Disha, shok emigrimi me viktimën në Francë

Familjarët e ekzekutori­t nga Dibra: Kishin një konflikt, motivin nuk e dimë Policia "kreh" Tiranën në çdo cep për kapjen e autorit me 3 emra: Qëlloi pas një konflikti të çastit

-

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dek laron se po kryen hetime dhe kontrolle intensive për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës në zonën e "Astirit", ku mbeti i vrarë 29- vjeçari Vilson Tafçiu. Në lidhje me këtë ngjarje, "Gazeta Shqiptare" ka zbardhur detaje të reja. Bëhet fjalë për personin e shpallur në kërkim si autor i vrasjes, Noel Disha, i cili sipas bluve ka pasur edhe dy emra të tjerë. Mësohet se Tafçiu dhe Disha kanë pasur njohje me njëri- tjetrin ndërsa kishin qenë së bashku edhe në Francë, ku dyshohet të kenë lindur konflikte mes tyre për pazare droge. Pikërisht këtu është fokusuar pista e parë hetimore, në të kaluarën e tij në Francë dhe në Belgjikë, pasi Tafçiu nuk ka pasur precedentë të mëparshëm penalë. Megjithatë, policia në njoftimin e parë për ngjarjen thotë se ka qenë një konflikt i çastit që solli vrasjen e Tafçiut. "Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë nën drejtimin e Prokuroris­ë së Tiranës po vijojnë intensivis­ht punën për zbardhjen dhe dokumentim­in me prova ligjore të ngjarjeve të ndodhura në Allias dhe në ' Astir'. Si rezultat i punës profesiona­le, reagimit të menjëhersh­ëm të strukturav­e të policisë dhe bërjes së një sërë veprimesh proaktive, grupi i posaçëm hetimor ka mundur të dokumentoj­ë me prova ligjore ngjarjen e ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 20 janar 2020 në ' Astir', ku mbeti i vrarë me armë zjarri 29- vjeçari V. T.. Bazuar në veprimet e kryera dhe provat e grumbullua­ra rezulton se si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi N. D., alias N. K., alias M. P., 29 vjeç, në orën 20: 30 të mbrëmjes së datës 20 janar, në rrugën ' Dhaskal Todri', në Unazën e Re, ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke vrarë shtetasin V. T.. Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim policor 29- vjeçarin dhe gjatë ditës së djeshme e mëngjesit të sotëm ka ushtruar një sërë kontrolles­h në disa ambiente dhe terrene, ku dyshohej se mund të fshihej

VRASJA

29- vjeçari Vilson Tafçiu kishte pak kohë që ishte kthyer nga jashtë shtetit dhe mbrëmjen e së hënës po konsumonte kafe në një lokal të njohur në zonën e "Astirit" me dy vajza kur u nxor jashtë dhe u ekzekutua me një plumb në zemër. Policia arriti në identifiki­min e autorit të dyshuar, duke iu referuar të kaluarës së viktimës dhe për faktin që ai ka dalë jashtë lokalit kur është thirrur, çka tregon se mes tyre ka pasur njohje.

29- vjeçari dhe vijon punën e pandërprer­ë për kapjen e tij. Policia e Tiranës garanton qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të parandalua­r, evidentuar dhe goditur paligjshmë­rinë, si dhe fton qytetarët për të bashkëpunu­ar më tej në drejtim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt", thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës. Ndërkaq, bëhet me dije se Noel Disha me origjinë nga Dibra, por që prej vitesh jetonte në Sukth dhe viktima kanë pasur

njohje me njëri- tjetrin, si dhe kanë pasur një konflikt të vjetër mes tyre kohë më parë kur jetonin në Francë. Po ashtu, edhe familjarët e Noel Dishës e njihnin viktimën, Vilson Tafçiun, madje ata kishin dijeni sipërfaqës­ore për konfliktin mes djalit të tyre dhe Tafçiut, këtë e kanë pohuar edhe pas marrjes në pyetje nga oficerët e policisë. Referuar burimeve nga grupi hetimor, mësohet se familjarët kanë deklaruar se prej më shumë se 2 javësh mes Vilson Tafçiut dhe Noel Dishit ka ndodhur një zënkë që ka prishur miqësinë, por motivin e saj nuk e dinë. Prindërit kanë pohuar se me të birin nuk janë takuar që një ditë para se të ndodhte vrasja. Policia po vijon kontrollet për kapjen e tij dhe po kështu po analizohen qelizat telefonike për të vërtetuar praninë e të dyshuarit në zonën ku ndodhi krimi si edhe lëvizjet e tij. 29- vjeçari kishte pak kohë që ishte kthyer nga jashtë shtetit dhe mbrëmjen e së hënës po konsumonte kafe në një lokal të njohur në zonën e "Astirit" me dy vajza kur u nxor jashtë dhe u ekzekutua me një plumb në zemër. Policia arriti në identifiki­min e autorit të dyshuar, duke iu referuar të kaluarës së viktimës dhe për faktin që ai ka dalë jashtë lokalit kur është thirrur, çka tregon se mes tyre ka pasur njohje.

 ??  ?? Viktima Vilson Tafçiu
Viktima Vilson Tafçiu
 ??  ?? Vendi ku ndodhi vrasja
Vendi ku ndodhi vrasja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania