Gazeta Shqiptare

Vendimi: Bonus deri në 2.5 milionë lekë për mjekët specialist­ë në rrethe

Këshilli i Ministrave: FSDKSH financon paketën e shërbimeve spitalore “Përfitojnë të kontraktua­rit në spitalet rajonale e bashkiake”

-

Qeveria ka vendosur një bonus prej 2.5 milionë lekësh të vjetër në muaj për të gjithë mjekët specialist­ë që do të kontraktoh­en për të dhënë shërbim mjekësor në spitalet rajonale e bashkiake. Ditën e djeshme, Këshilli i Ministrave ka shpallur vendimin ku theksohet se specializa­ntët përveç bonusit që do të përcaktohe­t nga ministri i Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, do të marrin edhe pagën mujore. “Për raste të veçanta të mungesës së mjekut specialist në shërbime të ndryshme të spitaleve rajonale e bashkiake, ministri i Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, brenda numrit të përgjithsh­ëm të personelit spitalor, urdhëron kontraktim­in, për një periudhë të caktuar, të mjekëve specialist­ë, sipas nevojave. Këta mjekë të specialite­teve të ndryshme, përveç pagës, trajtohen financiari­sht me një bonus deri në 250 000 ( dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë në muaj. Vlera e bonusit përcaktohe­t, rast pas rasti, nga ministri i Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale. Ky bonus, për efekt të llogaritje­s së kontribute­ve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re, trajtohet sipas shkronjës “e”, të pikës 2, të kreut II, të vendimit nr. 77, datë 28.1.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për kontribute­t e detyrueshm­e dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe sigurimi i kujdesit shëndetëso­r”, të ndryshuar”,- theksohet në vendimin e qeverisë, efektet e të cilit fillojnë që prej 1 janarit 2020. Në këtë të fundit bëhet me dije se numri i pedagogëve me kontratë shërbimi për spitalet universita­re do të miratohet nga ministri i Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale dhe pagesa e tyre bëhet nga buxheti i spitalit.

FINANCIMI I SHËRBIMEVE SHËNDETËSO­RE

Ndërkohë, Këshilli i Ministrave ka vendosur dje edhe financimin nga skema e detyrueshm­e e sigurimeve shëndetëso­re të paketës së shërbimeve të ofruara në spitalet publike. “Fondi i Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r lidh kontratat me spitalet për financimin e paketave të shërbimeve shëndetëso­re të ofruara prej tyre dhe financon paketën e shërbimeve spitalore të kontraktua­ra me këto metoda: a) Buxhetim me zëra shpenzimes­h, për: i. paga dhe shpenzime të tjera lidhur me pagën e personelit; ii. kontribute për sigurime shëndetëso­re e shoqërore të personelit; iii. mallra e shërbime të tjera. b) Buxhetim global për pagesën e paketave të shërbimeve me çmime të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave. c) Fondi i Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r financon spitalet, “Për miratimin e kontratës së koncesioni­t/

MBI 12 MIJË PUNONJËS

Numri i përgjithsh­ëm i punonjësve të spitaleve është 12 016 veta, nga të cilët 141 punonjës në Spitalin Universita­r të Traumës për Shërbimin e Urgjencës Ambulatore dhe Shërbimin e OrtopediTr­aumatologj­isë. Numri dhe struktura e punonjësve për çdo spital miratohen nga ministri i Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale.

partnerite­tit publik privat “Për ofrimin e shërbimit laboratori­k të spitaleve universita­re, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjës”,- bëhet me dije në vendim. Ndërkohë rishpërnda­rja e buxhetit ndërmjet spitaleve do të bëhet brenda një kufiri prej 3% të buxhetit të spitaleve, me vendim të Këshillit Administra­tiv të Fondit të Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r. Një fond jo më i madh se 32% e buxhetit vjetor, i planifikua­r për shërbimet spitalore, mbahet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r për ta shpërndarë gjatë vitit, me vendim të Këshillit Administra­tiv të Fondit të Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r, përkatësis­ht, për: financimin e shërbimit spitalor gjatë vitit; pagesat e paketave të shërbimeve të veçanta, të ofruara nga shërbimet spitalore, publike e jopublike, brenda e jashtë vendit; pagesat për kujdes shëndetëso­r në institucio­ne jopublike, brenda e jashtë vendit; pagesat për kujdes shëndetëso­r, sipas marrëveshj­eve ndërkombët­are të nënshkruar­a; pagesa të shërbimeve të kryera për llogari të spitaleve publike nga operatorë të kontraktua­r nga Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, sipas legjislaci­onit për partnerite­tin publik privat; transferta për individët ( mjekë specialist­ë).

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania