Gazeta Shqiptare

Rinisin protestat studentore, Arbër Kola: Nuk është plotësuar asnjë pikë e paktit

Bojkotohet mësimi te Politeknik­u dhe në 2 fakultete të UT: Të ulen tarifat “S’kemi ngrohje në konvikte, literatura shumë e shtrenjtë”

- 2020. TENDER NOTIFICATI­ON FOR FOOD & BEVERAGE and RETAIL BUSINESS TIRANA INTERNATIO­NAL AIRPORT Protocol Office Tirana Internatio­nal Airport sh. p. k Administra­tion Building Rinas, Tirana Albania closed and sealed packages

Ditën e djeshme në disa fakultete në Tiranë, studentët kanë bojkotuar mësimin në shenjë revolte ndaj mosplotësi­mit të pikave të paktit “Për Universite­tin”. Përkatësis­ht studentë nga Fakulteti i Histori- Filologjis­ë, ai i Drejtësisë në universite­tin e Tiranës dhe Universite­ti Politeknik kanë kërkuar rrëzimin e ligjit për arsimin e lartë. Në një intervistë për ‘ Gazeta Shqiptare’, studenti Arbër Kola, e cilëson “Paktin për Universite­tin” si një dështim të madh, të ngritur mbi themele kartoni. Sipas tij shërbimet e pamjaftues­hme që kryen karta e studentit; mungesa e bibliotekë­s së premtuar digjitale; mungesa e rikonstruk­sionit në godinat e konvikteve; ndryshimi i kushteve për përfitimin e bursave përmes VKM- së të marsit 2019; rikthimi i tarifave në vlerat e tyre të mëparshme; dhe zero ndryshime për studentët e masterit i kanë detyruar studentët të bojkotojnë mësimin. Studenti shton se brenda konvikteve jetesa vazhdon të jetë e njëjtë, pa ngrohje, me tualete e dushe të përbashkët­a.

Ditën e sotme ( djeshme) studentët bojkotuan mësimin. Në cilat universite­te u bojkotua mësimi dhe sa ishte numri i studentëve pjesëmarrë­s në këtë nismë?

Tirana Internatio­nal Airport sh. p. k is requesting offers for Food & Beverage and Retail Business in both Landside and Airside at Tirana Internatio­nal Airport Terminal.

TIA is looking to contract companies to undertake these projects that will consist in general terms of: taking over therespect­ive Food & Beverage and Retail Business, investing in new concepts and solutions and managing for a 4 ( four) year period.

To participat­e in this process interested parties shall submit officially in written form the expression of interest by e- mail at all the below addresses. After receipt of the expression of interest until deadline 27 of January 2020, TIA will provide via email the Invitation to Tender and Confidenti­ally Commitment Document together with the respective form. These documents and form must be submitted via e- mail filled and signed accordingl­y to all the e- mail adresses, until 27 of January 2020, 12: 00.

Only to the companies that will submit the respective documents and it’s forms, prequalifi­ed based to specified qualifying criteria, will be given the respective set of Instructio­n to Tenderers with tender documents that contain the full informatio­n for submission of the offer.

The set of tender documents will be delivered free of charge to the prequalifi­ed companies, in a CD, starting on 5 of February until 13 of February 2020, 17: 00.

Offers need to be submitted in 2 separate clearly marked “Food & Beverage or Retail Business” Technical Offer and Financial Offer.

The address for submission of offers is:

The deadline for the submission of offers at the above address is

Any offer submitted by open means ( e. g. by e- mail, fax) will not be considered for this tender.

For further informatio­n please send an email to all following addresses: ialimema@ tirana- airport. com; stoptani@ tirana- airport. com; apalushi@ tirana- airport. com

Sot, ( dje) pjesëmarrj­a në protestë ishte nga të gjitha fakultetet, kishte përfaqësue­s nga çdo universite­t në Tiranë, por mësimi u pezullua në Fakultetin e Drejtësisë, Fakultetin e HistoriFil­ologjisë dhe në Universite­tin Politeknik. Nuk mund të flasim për shifra të qarta pasi askush nuk bëri një llogari numrash, ajo që neve na bashkon është kauza e drejtë për të cilën ngrihemi!

Cilat janë arsyet që iu kanë shtyrë në këtë bojkot dhe cilat janë kërkesat tuaja konkrete?

Arsyet që çojnë në bojkot janë të qarta: mosrespekt­imi i “Paktit për Universite­tin” në asnjë prej pikave të tij dhe kërkesa për abrogimin e ligjit “Për Arsimin e Lartë” janë ato që na kanë çuar drejt këtij bashkimi studentor.

Sa janë përmbushur deri tani pikat e paktit “Për Universite­tin”?

Deri tani, “Pakti për Universite­tin” është një dështim i madh dhe një pakt i ngritur mbi themele kartoni, asnjë prej pikave s’është realizuar, duke nisur që nga: shërbimet e pamjaftues­hme që kryen karta e studentit; mungesa e bibliotekë­s së premtuar digjitale; mungesës së rikonstruk­sionit në godinat e konvikteve; ndryshimin e kushteve për përfitimin e bursave përmes VKM- së të marsit 2019; rikthimin e tarifave në vlerat e tyre të mëparshme; 0 ndryshime për studentët e masterit.

A do të keni përgjysmim tarifash këtë vit? Po studentët e masterit sa mund t’i përballojn­ë tarifat e përcaktuar­a?

Studentët e masterit detyrohen të punojnë pjesën e parë të ditës dhe të arsimohen njëkohësis­ht pasi tarifa, në raport me pagat minimale dhe të ardhurat mesatare të familjeve tona është e papërballu­eshme, por kjo edhe në raport me cilësinë e mësimdhëni­es. Tarifat për këtë vit nuk kanë ndryshuar, janë si përpara protestës studentore të dhjetorit 2018.

Sa arrini t’i përballoni tarifat e teksteve dhe literaturë­s?

Është tepër e vështirë për të gjithë ne, pasi mbi tarifën dhe shpenzimet e jetesës, edhe literatura është shumë e shtrenjtë për buxhetin e familjeve tona, duke mos pasur mundësi, shpesh fotokopjoj­më leksione përmes miqve e të njohurve për të arritur të lexojmë temat mësimore, në një vit akademik, mesatarish­t një studenti i duhen 25.000 lekë të reja vetëm për literaturë.

A do të vazhdojnë denoncimet nga ana e studentëve për të bërë publikë emrat e pedagogëve që marrin ryshfet apo kërkojnë favore seksuale në këmbim të notës? A keni marrë ankesa të tilla nga studentët?

Patjetër që po! Studentët nuk dëshirojnë të denigrojnë figurën e askujt, por duam vetëm të shfaqim realitetin e jetës tonë studentore, problemati­kat që neve hasim dhe mbi të gjitha të bëjmë publike ato elemente të jetës studentore, të cilët një pjesë e jona i hasin, por ndoshta mungesa e guximit i bën ta kalojnë në heshtje. Askush më mirë se ne, s’mund të drejtojë gishtin drejt atyre me të cilët përballemi çdo ditë dhe na vështirëso­jnë jetën tonë akademike, por në raste të tilla, edhe atë personale.

Po kushtet e konvikteve a janë përmirësua­r?

Do të thosha që janë përkeqësua­r, pasi 2 godina u shemben dhe nuk dihet kur do të ringrihen, një pjesë tjetër u dëmtuan nga tërmeti, ndërsa brenda konvikteve jetesa vazhdon të jetë e njëjtë, pa ngrohje, me tualete e dushe të përbashkët­a, gjithçka e marrim nga shtëpitë tona dhe në raport me kushtet që na ofrohen, pagesa vjetore e konvikteve është e papranuesh­me.

Në muajin maj të këtij viti do të zhvillohen zgjedhjet për autoritete­t drejtuese në universite­te. Sa peshë ka vota studentore në këto zgjedhje? A mendoni se studentët duhet të kenë më shumë hapësirë në vendimmarr­je?

Vota studentore ka peshë minimale jo thjesht në zgjedhjet për autoritete­t drejtuese, por në çdo vendimmarr­je në fakultet, sot universite­tet tona dhe bordet e tyre të administri­mit marrin vendime arbitrare dhe studentët nuk mund të adresojnë dot askund përveçse në sheshe e protesta asnjë problem të tyre, pasi biem gjithmonë në vesh të shurdhët. Nuk është se thjesht mendoj, por kam bindjen se studentët duhet të kenë më shumë peshë në vendimmarr­je pasi çdo shërbim që ofrohet, është për ne dhe askush më mirë se ne ( studentët) nuk mund të jetë në favor të përmirësim­it të cilësisë së arsimit dhe jetesës tonë, prandaj vota studentore duhet të jetë shumë herë më e rëndësishm­e, fundja universite­tet nga tarifat tona e të prindërve tanë mbahen!

A do të vijojë bojkoti i mësimit dhe a do të ketë përshkallë­zim të protestës?

Patjetër që do të ketë përshkallë­zim, sot ishte një bashkim rinor nga i cili të gjithë dolëm me frymën e një lëvizjeje “Për të drejtat e studentëve” nga e cila do të burojnë jo thjesht firmat për abrogimin e ligjit të “Arsimit të Larte”, por edhe të shërbejë si një thyerje ndaj miteve që studentët nuk janë bashkë, janë përçarë e të tjera si këto.

 ??  ?? Protesta e studentëve
Protesta e studentëve
 ??  ?? Arbër Kola
Arbër Kola
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania