Gazeta Shqiptare

Kryebashki­aku "fluturues", në vitin 2019 mori avionin tri herë në muaj

"News 24" zbulon lëvizjet e Erion Veliajt jashtë vendit

-

Erion

Veliaj, mund të konsideroh­et pa frikë kryebashki­aku fluturues. Jemi mësuar ta shohim qytetarin e parë të Tiranës, të flasë thuajse çdo ditë në media, për pyllin orbital, duke shërbyer vakte në qendrat sociale, apo dhe duke inspektuar nga afër shkolla e kopshte. Në fakt, në jo pak nga këto raste, Veliaj nuk ka qenë në Shqipëri, por ka servirur në media filmime të regjistrua­ra më parë, ndërkohë që ka qenë në avion duke fluturuar jashtë vendit.

' Neës24' bëri një vëzhgim rreth veprimtari­së së Veliajt dhe kërkoi të dhëna në sistemin TIMS, për të konfirmuar numrin e udhëtimeve te tij jashtë vendit gjatë viteve në detyrë. Referuar të dhënave zyrtare, rezulton se Veliaj renditet në listën e zyrtarëve të lartë që pa asnjë mëdyshje mund të thuhet se më shumë ka qëndruar në ajër, sesa në zyrën e tij të punës në qendër të Tiranës. Sipas të dhënave, rezulton se vetëm në 2019 kryebashki­aku ka udhëtuar rreth 3 herë në muaj, në destinacio­ne të ndryshme, si

Londër, Paris, Vjenë, Amsterdam, Pragë, Romë, etj., për çështje që kryesisht janë servirur se kanë të bëjnë me detyrën e tij dhe janë në interes të qytetarëve të Tiranës.

Nga të dhënat rezulton se z. Veliaj ka dalë nga Shqipëria me datë 1 janar me destinacio­n Stambollin dhe ka hyrë në vend me 8 janar. Me datë 26 janar ka udhëtuar sërish në drejtim të Vjenës, për t'u rikthyer tri ditë më vonë. Në mars kryebashki­aku ka fluturuar në drejtim të Milanos, ku ka qëndruar 4 ditë. Në datë 3 prill ka udhëtuar në drejtim të Romës, prej andej në Frankfurt dhe ka hyrë në Shqipëri me automjet, në pikën e Kalimit Kufitar në Qafë- Thanë. Udhëtimi ka zgjatur 5 ditë. Të dhënat flasin, edhe për disa udhëtime të kryebashki­akut me charter, udhëtime që kushtojnë jo pak për buxhetin e bashkisë. ' News 24' disponon të plota të gjithë lëvizjet e z. Veliaj që nga viti 2006 dhe nga përllogari­tjet e bëra rezulton që ai ka harxhuar shuma të konsiderue­shme parash vetëm për bileta avioni.

 ??  ?? Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania