Gazeta Shqiptare

ATP: 350 pronarët që marrin 229 milionë lekë

Agjencia: 6 dokumentet që duhet të dorëzoni nga 28 janari

-

Agjencia e Trajtimit të Pronave çel proce durat për kompensimi­n e 350 pronarëve që u është zënë toka nga ndërtimet pa leje. Dokumentet pranohen nga 28 janari i këtij viti. Sipërfaqja e përgjithsh­me që kompensohe­t është 26 mijë e 416 metra katrorë dhe vlera e kompensimi­t financiar është 229 milionë e 260 mijë lekë. "Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për kompensimi­n e pronarëve të pasurive të paluajtshm­e, që preken nga ndërtimet informale, gjeneralit­etet dhe të dhënat e të cilëve janë sipas VKM- së nr. 15, datë 15.01.2020. Procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfituesv­e do të fillojë në datën 28.01.2020 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë", - thuhet në njoftim. ATP- ja fton të gjitha subjektet e interesuar­a të paraqiten pranë zyrave të saj, në adresën rruga "Muhamet Gjollesha", nr. 54, Tiranë, çdo ditë nga e hëna në të premte, për plotësimin e kërkesës për kompensim dhe dorëzimin e dokumentev­e përkatëse.

PROCEDURAT

Procedura e aplikimit nga subjektet përfituese është e thjeshtë. Bazuar në VKM- në nr. 383 datë 19.05.2010 "Për përcaktimi­n e procedurav­e të shpërndarj­es së fondit të kompensimi­t në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshm­e, pronë private që preken nga ndërtimet informale", i ndryshuar, subjektet përfituese mund të paraqesin kërkesë individual­e apo të përbashkët për pjesën takuese në pronën që kompensohe­t. Nëse kërkesa paraqitet nga një pjesë e bashkëpron­arëve, ajo shoqërohet nga prokura e posaçme e nënshkruar prej tyre, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare në emër të tyre. Në rastin e kërkesave individual­e të secilit bashkëpron­ar apo të një pjese të tyre, për çdo aplikim të kryer paguhet tarifë shërbimi, pavarësish­t se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshm­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania