Gazeta Shqiptare

Ilir Meta vizitë në Izrael, takim me presidenti­n Rivlin

Forumi për Ditën e Kujtesës së Holokausti­t, "blindohet" Izraeli "Kënaqësi të jem i pari president që viziton Shqipërinë"

-

Në ditën e parë të viz itës së tij zyrtare në Izrael, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin. Presidenti Meta e falënderoi homologun izraelit për ftesën për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombët­ar të Liderëve, për të përkujtuar Ditën e Kujtesës së Holokausti­t dhe 75- vjetorin e Çlirimit të kampit të Aushvitz- Birkenau. "Ndihem krenar që jam kreu i një shteti, ku antisemiti­zmi jo vetëm nuk ka ekzistuar kurrë, por edhe i një vendi ku numri i hebrenjve jo vetëm u shumëfishu­a gjatë Luftës së Dytë Botërore, por asnjë prej tyre nuk iu dorëzua pushtuesve", - vuri në dukje kreu i shtetit shqiptar. Ndërsa Presidenti Rivlin nënvizoi se, "shembulli i popullit shqiptar për shpëtimin e hebrenjve përbën një model unik për të gjithë botën". Gjithashtu, Presidenti Meta vuri në dukje faktin se Shqipëria dhe Izraeli gëzojnë marrëdhëni­e të shkëlqyera dhe se të dyja vendet e popujt tanë ndajnë të njëjtat vlera të lirisë dhe demokracis­ë. "Ne do të jemi bashkë edhe në përpjekjet për t'i mbrojtur këto vlera nga kërcënimet e përbashkët­a si terrorizmi, ekstremizm­i i dhunshëm dhe fundamenta­lizmi fetar", - nënvizoi kreu i shtetit. Presidenti Meta inkurajoi rritjen e investimev­e izraelite në vendin tonë. "Shqipëria ka shumë për të mësuar nga Izraeli rreth përdorimit të teknologji­së, për të nxitur zhvillimin ekonomik. Në të njëjtën kohë, edhe ne kemi shumë për t'iu ofruar investitor­ëve dhe turistëve izraelitë, që duan të vizitojnë vijën tonë të mrekullues­hme të bregdetit, malet tona të larta dhe vendet historike", - theksoi Presidenti Meta. Kreu i shtetit e falënderoi homologun izraelit për mesazhet e solidarite­tit pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar në Shqipëri, vlerësoi operacione­t e kërkim- shpëtimit izraelite që erdhën menjëherë pas tërmetit, si edhe punën e grupeve të specializu­ara për vlerësimin e ndërtesave të dëmtuara. "Ne jemi thellësish­t mirënjohës për mbështetje­n mbresëlënë­se të Izraelit gjatë atyre ditëve", - u shpreh kreu i shtetit. Presidenti Meta e ftoi Presidenti­n Rivlin për një vizitë në Shqipëri, ftesë që u mirëprit me kënaqësi. "Do të jetë kënaqësia ime të jem Presidenti i parë i Izraelit që viziton vendin tuaj aq mikpritës për ne", u shpreh Rivlin. Në forumin që po mbahet në Izrael priten 47 delegacion­e të liderëve botërorë, përfshirë 26 presidentë, katër mbretër dhe katër kryeminist­ra, midis tyre edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Një forcë sigurie prej gati 10,000 personash do të mbrojë liderët botërorë dhe të tjerët që marrin pjesë në Forumin e 5- të të Holokausti­t në Yad Vashem në Jerusalem të enjten. Operacioni "E ardhmja", i cili po udhëhiqet nga Policia e Izraelit u përshkrua në një deklaratë të policisë si një "operacion kompleks dhe i integruar kombëtar". Përveç 6.300 oficerëve të policisë, siguria e dinjitarëv­e vizitues do të mbikëqyret nga mijëra oficerë të tjerë nga Policia Kufitare, njësitë e fshehtë, njësitë speciale të patrullimi­t dhe njësitë e terrorizmi­t.

 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta me presidenti­n e Izraelit, Reuven Rivlin, dje në Izrael
Presidenti i Republikës, Ilir Meta me presidenti­n e Izraelit, Reuven Rivlin, dje në Izrael

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania