Gazeta Shqiptare

1944, kur politikanë e të pasur dyndeshin të iknin nga Shqipëria

Konferenca shkencore “Emigracion­i politik shqiptar në vitet 1944- 1990”

-

Në vjeshtën e vitit 1944, qyteti i Shkodrës përjetoi grumbullim­e të shumta njerëzish në kërkim të një mjeti transporti që do t’i largonte ata nga Shqipëria. Pjesa më e madhe e tyre ishin shqiptarë të pasur dhe të shkolluar, të cilët kishin pasur pozicione të rëndësishm­e në administra­tat e krijuara nga pushtuesit italian dhe gjerman, por edhe disa nga krerët e Ballit Kombëtar, Legaliteti­t dhe organizata­ve të tjera politike të krijuara gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.

Vendimet e Kongresit të Përmetit dhe të mbledhjes së dytë të Këshillit të Përgjithsh­ëm Antifashis­t Nacionalçl­irimtar kishin vulosur marrjen e pushtetit nga PKSH- ja e, së bashku me të, edhe drejtimin që do të merrte Shqipëria në të ardhmen. Për këto personalit­ete, e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar hakmarrjes së pushtetarë­ve të rinj ishte të zgjidhnin këtë rrugëtim larg atdheut, i cili për një pjesë të madhe të tyre rezultoi pa kthim. Kësaj vale të parë të emigracion­it politik shqiptar, kohë pas kohe, iu shtuan edhe shumë e shumë të tjerë, të cilët u detyruan të largoheshi­n nga vendi për t’i shpëtuar represioni­t komunist, apo sepse refuzonin të jetonin midis telave me gjemba të imponuar nga regjimi.

Në Shqipëri, drejtuesit e lartë të regjimit i konsiderua­n emigrantët politikë shqiptarë si “tradhtarë të atdheut”, për shkak të qëndrimeve që kishin mbajtur gjatë Luftës së Dytë Botërore; të angazhimit të tyre në mjaft operacione të organizuar­a nga shërbimet e huaja të inteligjen­cës, por edhe për shkak të kundërshti­mit të hapur ndaj regjimit totalitar të vendosur në Shqipëri. Në emigracion, shumë prej tyre u shndërruan në zëra të spikatur në jetën akademike dhe shoqërore dhe nuk reshtën duke ngritur zërin kundër totalitari­zmit shqiptar, por edhe për çështjen kombëtare shqiptare. Në institucio­net ndërkombët­are si OKB, “Amnisty Internatio­nal”, Parlamenti Europian, Senati i

SHBA, apo Këshilli i Evropës, kohë pas kohë, do të dërgoheshi­n letra dhe peticione nga individë apo organizata të emigracion­it politik shqiptar, në të cilat shprehej shqetësimi për problemati­ka të ndryshme që lidheshin me Shqipërinë dhe shqiptarët.

Mbi veprimtari­në e emigracion­it politik shqiptar, për fat të keq, ende nuk ka botime akademike serioze. Për të mundësuar nxitjen e një debati të shëndetshë­m shkencor mbi veprimtari­në dhe personalit­etet shqiptare të emigracion­it politik shqiptar gjatë viteve 19441990

Autoriteti për Informim mbi Dosjet e ish- Sigurimit të Shtetit dhe Instituti i Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologj­ike,

në bashkëpuni­m me Institutin për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe Institutin për Integrimin të ish- të Përndjekur­ve Politikë organizojn­ë një konferencë shkencore.

KONFERENCA SHKENCORE

Konferenca shkencore “Emigracion­i politik shqiptar në vitet 1944- 1990” do të trajtojë më 19 shkurt disa tema që lidhen me këtë dukuri. Në konferencë do të flitet për veçoritë e krijimit të emigracion­it politik shqiptar gjatë viteve 1944- 1990 si edhe shtrirjen gjeografik­e. Nga profilet e emigrantëv­e politikë dhe veprimtari­a e tyre te shoqatat e krijuara nga emigracion­i politik shqiptar dhe qasja e tyre kundrejt Shqipërisë komuniste. Njëherësh preket edhe operacioni “Rollback” dhe përfshirja në të e emigracion­it politik shqiptar siç edhe reagimi i shtetit komunist shqiptar ndaj emigracion­it politik shqiptar, veprimtari­a e emigracion­it politik për mbrojtjen e interesave kombëtare shqiptare, kampet e emigrantëv­e në Europë dhe Lufta e Ftohtë, marrëdhëni­et e shtetit shqiptar me jugosllavë­t, grekët dhe italianët.

DIVERSANTË?

Pranë arkivit të AIDSSH- së ruhet dhe administro­het një larmi e madhe dokumentes­h arkivore, të cilat përmbajnë dhe trajtojnë informacio­ne e të dhëna rreth emigracion­it politik shqiptar, të arratisurv­e jashtë vendit, grupeve diversante, organizata­ve të ndryshme politike të krijuara nga emigracion­i shqiptar në Europë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera. Këto dokumente konsistojn­ë në raporte, statistika dhe informata mbi veprimtari­në e emigracion­it shqiptar në vende të ndryshme, relacione dhe raporte mbi bandat e diversantë­t që operonin kryesisht në Jugosllavi etj., relacione dhe statistika për të arratisuri­t, të dhëna dhe dosje për emigrantët politikë e ekonomikë etj..

Dokumentet e mësipërme përllogari­ten të jenë afërsisht 90 mijë dosje e fashikuj dhe i përkasin periudhës 1944- 1991. Shumica prej këtyre dokumentev­e pritet të bëhen publike për herë të parë për qytetarët dhe studiuesit.

Ndërkohë, prej një viti Autoriteti ka ndërmarrë projektin e mbledhjes së dëshmive gojore të të mbijetuarv­e të përndjekje­s, pjesë e të cilit janë bashkësia shqiptare në SHBA dhe ajo në Belgjikë. Marrëveshj­a e AIDSSH- së me “Zërin e Amerikës” dhe bashkëpuni­mi me Federatën Panshqipta­re “Vatra” ka mundësuar realizimin e intervista­ve me të arratisur në Shtetet e Bashkuara, të përndjekur nga Sigurimi i Shtetit, dëshmitë e të cilëve janë depozituar pranë arkivit digjital të Autoriteti­t. I njëjti projekt vijon në Belgjikë, në bashkëpuni­m me komuniteti­n shqiptar atje. Përfaqësue­s të këtyre komunitete­ve ftohen të japin kontributi­n e tyre në konferencë.

Komiteti Organizati­v i konferencë­s përbëhet nga Akademik Beqir Meta ( ASA), dr. Marenglen Kasmi ( AIDSSH), dr. Adriana Topi ( AIDSSH),

prof. asoc. dr. Sonila Boçi ( ASA) dhe dr. Çelo Hoxha ( ISKPK).

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania