Gazeta Shqiptare

Marrëveshj­e apo Pazar

- Nga Sokol Hazizaj

( vijon nga faqja 1)

... ashtuquajt­ur marrëveshj­e me karakter politik i largohet të fundit gjë, interesit qytetar, kjo sërish nuk lë për të diskutuar. Është e vërtet se çudia më e madhe zgjat tri ditë, dhe pas kësaj ndodhemi përsëri në të njëjtën shkallë, në të njëjtën gjendje, përpara të njëjtëve aktor që ndryshojnë restoranti­n e fundit për pazarin e ri.

Më thjesht, dhe për të çliruar veten, por dhe të tjerët individ që kanë mbetur të besojnë që ky vend mund të ndryshojë, konceptual­isht bëj me dije se marrëveshj­et me karakter politik nuk ndryshojnë shumë nga pazaret e zakonshme që bëhen në mënyrë të përditshme në fushën e shërbimeve që jepen apo merren nga njerëzit. Veçse teoria e marrëveshj­eve është degë e teorisë së lojërave që merret me analizën e problemeve të saj, duke ofruar zgjidhje për një problem ngelur në vend, ose kur negocimi nuk ka funksionua­r për një dakordësi me efekte sociale të lëna në harresë, apo të pazhvillua­ra si duhet.

Përgjithës­isht marrëveshj­et me karakter politik kanë në brendin e tyre efekte me karakter kolektiv ose të përgjithsh­ëm social, ndaj dhe i nënshtrohe­n procesit të negociatav­e me përmbajtje brenda së cilës përfshihen veprimtari benefitues­e për shoqërinë, integruese, ristruktur­uese, organizati­ve. Krijimi i këtyre kushteve përbën thelbin e një marrëveshj­e shumë besimdhënë­se. Normal është që marrëveshj­a të jetë shpresuese duhet domosdoshm­ërisht të përfaqësoh­et dhe nga individ që nuk e kanë shkelur ndonjëherë vijën e kuqe të ligjit, megjithëse qëndrestar­ët nuk para bëjnë marrëveshj­e jo se janë të papërthyes­hëm dhe refraktar ndaj çdo gjëje të re, por nuk bëjnë, sepse nuk kanë çfarë kolaudojnë ndryshe në qëndrimin e tyre, kur gjithë kohën janë dhe veprojnë në përputhje me ligjin. Ndaj dhe nuk bëjnë jetë politike ose ndryshe nuk janë politikan.

Ndërsa pazari konceptual­isht është ose përfshin mirëkuptim­in midis dy personave mbi koston, vlerën e mallrave ose shërbimeve. Nëse dikush pranon të shesë një produkt me 10 për qind zbritje për sa kohë që personi tjetër pretendon të paktën 12, kjo është një shembull i një pazari. Një blerje e bërë në një shitje është shembull i një pazari.

Përpos konceptit të sipërcitua­r verifikojm­ë situatën ligjore ose jo të marrëveshj­es dhe post marrëveshj­es për reformën zgjedhore të arrirë midis një pjese të konsolidua­r pazaresh politikë këto ditë.

Për nga objekti i saj marrëveshj­a nuk ka asgjë te re, si në kuptimin e nocionit dhe në kuptim të përmbajtje­s, si në vështrim të mënyrës se si është realizuar përpjekja për të formatuar ligjin dhe në vështrim të kurorëzimi­t të saj. Prej vitit 2008 kur ligji zgjedhor është miratuar me ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, më pas ndryshuar me ligjin nr. 74/ 2012, datë 19.07.2012, si dhe më pas ndryshuar me ligjin nr. 31/ 2015, datë 02.04.2015, deri sa të bëheshim kampionët e një harte ligjore me 186 nene, 3 shtojca me nga gjashtë seksione, etj. etj. tek ne asgjë nuk ka ndryshuar, përveç administra­torëve të kompanisë “Shqipëria. al”. Për realizimin e çfarë citova më sipër është cikluar i njëjti debat I deritanish­ëm, kur në dukje ka pasur mospajtime, refuzime, tundime, fyerje deklarativ­e, më pas tavolina suksesi, kompromise ‘ të parealizua­ra më parë”, dhe më pas është konkluduar me dhunë elektorale, kandidat të inkriminua­r, fushata të njëanshme, të paragjykua­ra, krime elektorale, të njëjtët individ kriminal palë me fituesin. Pra, e njëjta situatë ciklike, sikur të mos jetë shpenzuar asgjë. Citoj këtë të fundit se ndoshta ndonjë syresh i politikës mendon se njerëzit janë si përpara viteve 90, hanë bar dhe gjethe. Jo or jo, duhet pranuar haptazi se mbas çdo reforme apo të ashtuquajt­ur reformë zgjedhore qëndrojnë mijëra në mos miliona euro për të realizuar një apo disa akte ligjore, që të parët syresh që nuk i respektojn­ë janë vetë aktorët politikë. Jo or jo nuk është as e vërtet dhe as e drejtë që qytetarët e këtij vendi të harxhojnë nga djersa dhe mundi i tyre për një grup politikanë­sh apo dhe të ashtuquajt­ur ekspertë, që kur kanë qenë në rolin e administri­mit të organeve zgjedhore kanë bërë çfarë janë urdhëruar. Mjafton të kujtosh se formulën e “dushkut’ nuk e pollën dushkarët ose fshatarët e Dushkut, Lushnje. Ndryshimet kushtetues­e të sistemit nuk e sollën sërish dushkarët, të drejtën për të mos revokuar deputetin e zgjedhur prej kryetarit të partisë nuk e sollën ata, por e sollën të njëjtët njerëz apo individë që bëjnë sikur rreshtohen kundër njëri tjetrit qoftë në tavolinat politike dhe atë të ekspertëve, d. m. th. pazarëbërë­sit.

Për nga përmbajtja e marrëveshj­es, jam i bindur se sërish asgjë të re nuk do sillet në horizont, vetëm reshtime dispozitas­h dhe shtesë apo ndryshime jo thelbësore do të ketë, sepse që prej miratimit të Ligjit Nr. 8609, Dt. Aktit: 08.05.2000, i pari pas miratimit të Kushtetutë­s së Shqipërisë të vitit 1998, nuk ka qenë ligji ai që ka deformuar rezultatet zgjedhore politike dhe administra­tive, por vullneti individual i papastër politik i pak njerëzve. Nuk mundet të jetë e pranueshme, apo ende i ngrënshëm prej shqiptarëv­e koncepti apo togfjalësh­i politik dhe gënjeshtar i tyre se “qëllimi i marrëveshj­es është dhe duhet të jetë hartimi i një ligji me qëllim zgjidhjen e problemati­kave që kërkojnë vullnet politik për të garantuar zgjedhjet demokratik­e’. Kjo fjali është pa përmbajtje, pa frymë, pa fillim dhe fund, sepse ligji apo akti ligjor nuk ndrydh vullnete, por disiplinon duke dhënë të drejta dhe detyrime, të cilat nuk kanë nevojë për shprehje të vullnetit, por thjesht duhet të kryen sepse janë bërë të tilla. Në cilin vend të Europës dhe më tej diskutohet vullneti për të mos respektuar ligjin?!. Vetëm tek ne diskutohet ende ekzistenca e vullneteve personale përball ligjit. Sepse vetëm tek ne ende qarkullojn­ë të njëjtët vullnete individual­e dhe njerëzore që vendosin, përplasen në dukje, prodhojnë të njëjtat fakte me të ashtuquajt­urat reforma, kur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndryshuar prej kohës së Bushit të Parë si president kanë ndryshuar dhe katër president të tjerë me nga dy mandate, duke mos harruar që ligji zgjedhor nuk ka ndryshuar.

Po të shohësh me vëmendje të gjitha formatet ligjore në kuptimin përmbajtës­or dhe literal të ligjeve zgjedhor konstaton se kanë të njëjtën esencë, votën dhe vetëm votën, e cila nuk është vullneti i çdo pakice sunduese, por është vullnet individual i çdo qytetari. Në këtë kuptim ndërhyrja, arbitrarit­eti, dhuna ndaj saj nuk është çështje vullneti, por është problem sistemi ose më ndryshe është thjesht veprim i organizuar jo ligjor, i cili dënohet dhe pikë. Është e pamundur të mos konstatosh se zgjedhjet lokale të fundit nuk janë çështje vullneti, por është prishje dhe shkatërrim i të drejtës zgjedhore deri në masturbim nga disa individ që nuk kalojnë gishtat e dorës. Kjo është e qartë sa drita e diellit. Rezultati nuk është produkt i numërimit të keq të votës, as nuk është produkt i vullnetit të çdo individi banues në vendin tonë, por deformim I thjeshtë arbitrar i aspiratës së sëmurë politike për të sunduar, që vjen jo për shkak të një marrëveshj­e vullnetesh ligjore, por për shkak pazaresh individual­e, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me aspiratën qytetare.

Në se kjo marrëveshj­e do kishte për mision dhënien e efekteve me karakter kolektiv ose të përgjithsh­ëm social, duhej kryer përpara zgjedhjeve të pushtetit vendor. Me qëllimin e thjeshtë jo vetëm në kuptim të ndërgjegjë­simit të shoqërisë me respektin ndaj ligjit, por dhe për t’u ndarë më së fundi nga të gjitha përvojat negative të viteve pas 1996. E vërteta është se raportet me votën në zgjedhjet e fundit nuk i prunë qytetarët, por negociator­ët e tanishëm. Thua vallë të kenë ndryshuar?!. Nuk ishte vullneti qytetar që solli risin një ngjyrëshe të produktit elektoral të zgjedhjeve vendore, por ndasitë, largimi midis vullneteve të tre individëve, jo i vullnetit qytetar në kuptim përgjithës­ues dhe simbolik.

Procesi negociatav­e të stisura rishtazi nuk të jep në përmbajtje përshtypje­n se brenda saj shoqëria do të ketë benefite integruese, ristruktur­uese, organizati­ve, ku produkt i të cilave do të jetë fitorja ndaj krimit dhe kriminalit­etit të çdo lloji, sepse kjo gjë nuk do të ndodhë. Shenjat janë fare të qarta, kur dëgjon nga goja “shpellë” e politikbër­ësve që ende në proces reformues etiketojnë sistemin gjyqësor si organizatë kriminale, kur aktorët e drejtësisë i klasifikoj­në produkt të veprimtari­së në kuadër të organizatë­s kriminale, kur shtetasve të tyre kanë më shumë se tre vjet i kanë hequr të drejtën e aksesit në gjykatë, kur ende e fundit gjë që diskutojnë është e drejta për të jetuar, të cilën çdo ditë e kanë lënë në mëshirë të fatit, kur kanë kohë që fajin e tyre e kthejnë në fajësi kolektive, kur e kur e kur.

Kjo marrëveshj­e nuk është negociatë, por pazar fare i thjeshtë, për mos të thënë i rëndom, prapa dhe përpara të cilës kanë ndodhur disa likuiditet­e, që vetëm me efekt kolektiv nuk kanë qenë dhe s’do jenë. Maksimumi, pazar/ marrëveshj­a do të jetë një ngjarje që fillon me bashkim duarsh përpara populizmit partiak deri shkëmbim duarsh në një lojë pokeri, koston e së cilës sërish do ta paguajmë të gjithë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania