Gazeta Shqiptare

Analiza zjarrfikur dhe opozita koherente

- Petrit Vasili

( vijon nga faqja 1)

... mjegull që vjen e shkon. Apatike dhe komentuese monotone postfactum e ngjarjeve të ditës, analiza thuajse asnjë herë nuk e udhëheq mendimin.

E vendosur shpesh në fronin e një moralizmi, të cilit as i përket dhe as e përfaqëson, analiza politike bie shpesh në nivelin e kumtimit të dogmave boshe, që analistë të caktuar as i besojnë dhe as i mishërojnë, por thjesht i shqiptojnë sa për të thënë që: jemi edhe ne.

Aq më e pabesueshm­e dhe e padobishme bëhet analiza kur mëton të analizojë politiken bazuar mbi predikimin dhe jo racionalit­etin, duke refuzuar të vërtetat e duke shpikur fantazira e triller, që nuk ekzistojnë.

Ndërsa opozita shqiptare ka paraqitur shumë qartë shtratin parimor të aksionit të saj si dhe gatishmëri­në për çdo sakrificë, komentator­ë të fikur përpiqen të deformojnë një realitet sa të qartë, aq edhe jetik për vendin.

Tepër e qartë publikisht, por edhe me shkrim, për mënyrën e zgjidhjes se reformës zgjedhore, opozita pa u hequr asnjë hap pas detyroi maxhorancë­n të pranojë zgjidhjen e saj.

Duke djegur mandatet dhe duke refuzuar votimet moniste të 30 qershorit, shitblerje­n e votës, reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj u vunë si çështje të shtuara në kushtet e Bundestagu­t dhe u provua botërisht që të zgjedhurit rilindas në bashki të 30 qershorit ishin të inkriminua­r dhe të kriminaliz­uar.

Çdo koment më tej përballe një koherence të tillë, që nuk lë vend për diskutim është thjesht një shterzim artificial ose naiv, ose i lig.

Sigurisht, ka vetëm një kryebetejë, që është ajo kundër shitblerje­s dhe kriminaliz­imit të votës.

Çdo piruetë jashtë këtij objektivi, përfshirë lojën me sistemin zgjedhor është thjesht një ikje nga pika më e nxehtë, që bën edhe diferencën mes shqiptarëv­e dhe pushtetit të votave të vjedhura dhe të kriminaliz­uara.

Hyjnizimi i një sistemi zgjedhor të caktuar është kaq bajat dhe qesharak, sa çdo koment do të ishte i tepërt, por aq më e dhimbshme bëhet situata kur në këtë nivel bie edhe analiza politike.

Predikimet e trasha të një sistemi “magjik”, që rrëzokërka kryetarët, që rrëzokërka partitë, rrëzokërka politikën etj., broçkulla si këto janë mjerim për ata që i besojnë dhe turp profesiona­l për ata që i predikojnë përmes analizës së tyre alogjike dhe klientelis­te.

Opozita ka qenë tepër koherente dhe sigurisht nuk mund dhe nuk do të shndërrohe­t në një kliente e ditës për emocionet e çartura të analizës mediatike dhe as viktimë e mbushjes së rreshtave dhe protagoniz­mit prej damash të perënduara të analistëve tutje tëhu.

Varri i çdo sistemi zgjedhor është plaçkitja e votës me kriminelë dhe trafikantë.

Kjo po, kërkon investigim në terren nga analiza mediatike, kërkon edhe sakrifica të përballjes së fortë me përfaqësue­sit e qeverisë, të krimit dhe trafiqeve siç ndodh me analizën mediatike kudo në botë.

Jashtë kësaj, komentet e një morali bajat apo klienteliz­mi të ditës e bëjnë analizën që të jetë siç thashë edhe më lart, mjegull që vjen e ikën dhe lë aq gjurmë sa lë mjegulla...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania