Meta në Izrael dekoron ekipin ushtarak që erdhi në Shqipëri
Presidenti takon kryeparlamentarin izraelit: Kemi shumë për të mësuar nga ju Gjenerali: Ishte mundësia për t'ju kthyer nderin
Gjatë vizitës së tij zyr tare në Izrael, Pres identi i Republikës, Ilir Meta, vizitoi bazën ushtarake të Ramlës, pjesë e Forcave izraelite të Mbrojtjes. I shoqëruar nga komandanti i bazës, gjeneral- major Tamir Yadai si dhe nga koloneli Golan Vach, Presidenti Meta u takua me personelin ushtarak, një pjesë e të cilit dha kontribut të veçantë për tejkalimin e pasojave të rënda që la pas tërmeti tragjik, që goditi Shqipërinë më 26 nëntor 2019. Presidenti Meta inspektoi dhe ndoqi nga afër demonstrimet e operacioneve dhe të teknikave të kërkim- shpëtimit, duke vënë në dukje se, "personeli i njësisë izraelite jo vetëm ndihmoi në operacionet e kërkim- shpëtimit si dhe në vlerësimin e banesave dhe shtëpive të dëmtuara, por luajti një rol të jashtëzakonshëm psikologjik për qetësimin e banorëve të prekur nga tërmeti". Me këtë rast, Presidenti i Republikës vlerësoi Njësinë izraelite të Shpëtimit Kombëtar me "Dekoratën e Artë të Shqiponjës", duke shprehur mirënjohjen shtetërore, por edhe në emër të qytetarëve shqiptarë për ndihmesën e jashtëzakonshme
dhe profesionalizmin e lartë gjatë operacioneve të kërkim- shpëtimit. Presidenti Meta i dorëzoi "Dekoratën e Artë të Shqiponjës" kolonelit Vach, duke vënë në dukje se ky vlerësim u shkon ushtarakëve izrael
itë: "Për vullnetarizmin dhe gatishmërinë e menjëhershme, profesionalizmin e spikatur dhe sakrificat e pakursyera të treguara gjatë operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit të viktimave, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Në vlerësim të lartë dhe me mirënjohje të thellë shtetërore për solidaritetin njerëzor dhe humanizmin frymëzues që treguat gjatë inspektimit, vlerësimit të godinave dhe të banesave të dëmtuara nga tërmeti, si dhe veçanërisht për qetësimin e banorëve dhe këshillimin e qytetarëve shqiptarë të prekur nga fatkeqësia natyrore, duke konsoliduar edhe më tej marrëdhëniet miqësore dhe historike mes dy kombeve dhe vendeve tona". Gjenerali major Tamir Ya
GJENERAL YADAI.
"Kur planifikuam të udhëtonim drejt Shqipërisë, e dinim historinë dhe lidhjen e fortë mes dy popujve, sepse ne gjithmonë do t'u jemi mirënjohës shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. E kuptuam se ishte koha dhe po na paraqitej mundësia jonë për t'ju rikthyer nderin me anë të mbështetjes".
dai, ideatori i dërgimit të Njësisë izraelite të Shpëtimit Kombëtar, duke falënderuar Presidentin Meta për vlerësimin me dekoratën e lartë theksoi se, "kur planifikuam të udhëtonim drejt Shqipërisë, e dinim historinë dhe lidhjen e fortë mes dy popujve, sepse ne gjithmonë do t'u jemi mirënjohës shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. E kuptuam se ishte koha dhe po na paraqitej mundësia jonë për t'ju rikthyer nderin me anë të mbështetjes. Sepse motoja jonë është: Të shpëtojmë jetë, pa kufij! Punojmë dhe përpiqemi fort të përmbushim moton tonë, ndaj shpresojmë të takohemi sërish me shqiptarët në kohë të tjera më të lumtura! Dëshiroj t'ju bëj me dije se nëse shqiptarët do të kenë sërish nevojë për ndihmën tonë, ne do të jemi patjetër aty"! Më tej, Presidenti Meta është pritur nga kryeparlamentari izraelit, Yuli Edelstein, të cilit i shprehu mirënjohjen për ndihmën pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri. Meta tha se, "fill pas asaj ndihme, marrëdhëniet mes dy vendeve janë konsoliduar më shumë" dhe i bëri me dije se Shqipëria ka shumë për të mësuar nga Izraeli. "Ndihem krenar që jam kreu i një shteti ku antisemitizmi jo vetëm nuk ka ekzistuar kurrë, por edhe i një vendi që shpëtoi mijëra jetë hebrenjsh gjatë periudhës më të errët historike të tyre në shekullin e 20", - tha kreu i shtetit shqiptar. Presidenti Meta vuri në dukje se Shqipëria dhe Izraeli gëzojnë marrëdhënie dhe bashkëpunim të shkëlqyer.