Gazeta Shqiptare

Kritika qeverisë, deputeti dhe ish- ministri i PS- së i bashkohen opozitës

Arben Malaj, krah Dukës tek PAA: Mundësi zhvillimi

- Valentina Madani

Pas thirrjeve të krerëve të opozitës për t'iu bashkuar radhëve të saj kushdo që është kundër qeverisjes së Edi Ramës, kanë nisur lëvizjet e reja nga PS- ja te partitë aleate të Lulzim Bashës. Deputeti i Kurbinit, Gjetan Gjetani, i përjashtua­r pak kohë më parë nga Partia Socialiste, ka vendosur t'i bashkohet Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjetani fitoi mandatin e deputetit nën siglën e PSsë, por u përjashtua nga partia në shtator të vitit 2018, pas një statusi që kishte bërë në faqen e tij të "Facebook", ku kritikonte hapur Policinë e Shtetit për dy vrasje të ndodhura në Mamurras. Ishte vetë kryeminist­ri Edi Rama, që i kërkoi asamblesë së PS- së përjashtim­in e Gjetanit, duke bërë që ky i fundit të vijojë detyrën si deputet i pavarur. Tashmë ai ka vendosur t'i bashkohet LSI- së dhe të enjten ka qenë i pranishëm në një takim të strukturav­e të kësaj force politike në Lezhë. Në aktiviteti­n e së enjtes të LSI- së kanë rënë në sy dhe disa figura të tjera lokale të PS- së, të cilët e kanë braktisur këtë forcë politike për t'iu bashkuar LSI. Mësohet se me Lëvizjen Socialiste për Integrim janë bashkuar dhe Agustin Marku, ish- kreu i PS- së së Lezhës, po ashtu në fotografit­ë zyrtare ka rënë në sy edhe prania e ish- kryetarit të PS- së së Shëngjinit, Zef Mosheqaj. Prej disa kohësh, Monika Kryemadhi ka bërë thirrje për hapjen e partisë për të rinjtë, por edhe për zërat ndryshe të politikës teksa e ka quajtur vitin 2020 si fundin e tranzicion­it.

ISH- MINISTRI

Ish- deputeti i PS- së dhe ish- ministri i Financave, Arben Malaj, i bashkohet Partisë Agrare Ambientali­ste të drejtuar nga Agron Duka. Malaj njofton përmes një statusi në "Facebook" se i është bashkuar Partisë Agrare Ambientali­ste të drejtuar nga Agron Duka. Malaj

FATMIR MEDIU

"Edhe sistemet duhen diskutuar për të arritur në atë që u jep përfaqësim qytetarëve. Edhe deklarata e opozitës në takimin e Këshillit Politik shprehet që është e hapur për të diskutuar çdo lloj çështjeje për të garantuar parlament kushtetues, si nga zgjedhjet e ndershme edhe te përfaqësim­i i qytetarëve në Kuvend", tha z. Mediu.

 ??  ?? Ambasadori i BE- së, Luigi Soreca, duke përcjellë dje në Rinas presidenti­n e Këshillit Europian, Charls Michel
Ambasadori i BE- së, Luigi Soreca, duke përcjellë dje në Rinas presidenti­n e Këshillit Europian, Charls Michel

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania