Gazeta Shqiptare

"Procesi ngrihet mbi 3 shtylla", kreu i KE: S'kemi unanimitet për negociatat

Michel: Shqipëria duhet të jetë në BE. Rama: Vijojmë reformat, pavarësish­t vendimit Kryeminist­ri: As Franca nuk do të arrinte sot të hapte negociatat

- Valentina Madani

Presidenti i Këshillit Europian shpreson se në pranverë do të ketë një vendimmarr­je pozitive për çeljen e negociatav­e për Shqipërinë. Në krah të kryeminist­rit Edi Rama, Charls Michel deklaroi se për të bindur të 28- ta vendet për të arritur te vendimi unanim që nevojitet kërkohen 3 shtylla ku të bazohet procesi. Presidenti i KiE, Charles Michel nga Pallati i Brigadave ku mbajti konferencë­n e përbashkët me kryeminist­rin Edi Rama tha se në javët në vijim në Bruksel do të zhvillohet një debat, i cili do të bazohet në një strategji me tri shtylla, ku do të përfshihen formulimi i modernizim­it të zgjerimit, propozimi i KE për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut si dhe pakti i investimev­e për ekonominë e Ballkanit. "E para, domosdoshm­ëria dhe dua ta shpjegoj, që të bien dakord si do ta mendojnë procesin e zgjerimit, cilat do të jenë reformat dhe çfarë zgjerimi duan vendet e BE- së që procesi të jetë i besueshëm. Ky është debati që do të kemi ne. Dhe do ta shikoni shumë shpejt që pasi të jemi konsultuar me vendet, do të formuloj propozimet. Pika e dytë: KE bëri propozime për hapjen e negociatav­e për Shqipërinë. Përsëri do ta kemi këtë debat dhe jemi këtu, KE duhet të jetë i qartë për orientimin dhe më pas do të kemi nevojë për konsultimi­n me vendet, anëtarë edhe unë do të inkurajoj KEnë që të vendosë. Pika e tretë është kryesore, thirrja dhe mobilizimi rreth tryezës për paktin për investimet në Ballkan. Me qëllim që të inkurajohe­t zhvillimi ekonomik, që është kusht kyç për të çuar përpara bashkëpuni­met rajonale, që mund të ndihmojmë", theksoi z. Michel. Pavarësish­t ecurisë së këtij procesi, Michel mendon se fati i Shqipërisë dhe i të gjithë Ballkanit duhet të jetë drejt Europës. Por, për këtë siç thonë të gjithë zyrtarët e BE- së, kërkohet ecuri pozitive për reformat për shtetin e së drejtës, luftës kundër krimit.

REFORMAT

Kryeminist­ri Edi Rama garantoi kreun e Këshillit të Evropës se reformat nuk

varen nga vendimmarr­ja e Brukselit duke përsëritur se ato bëhen për të ardhmen e vendit. Ai përmendi se, "ajo që po ndodh sot është një qasje të re, një dimension i ri mes BE- së dhe Ballkanit Perëndimor, pra zhvillime pozitive, jo hapje formale e negociatav­e". Për ta ilustruar këtë, Rama tha: "Edhe sikur Franca vetë të ishte duke aplikuar sot për hapjen e negociatav­e, nuk do i merrte ato". Kjo, pasi vetë qeveria e BE- së ka debate për metodologj­inë e pranimit të shteteve të reja. Kryeminist­ri kërkoi që për sa kohë

nuk janë hapur negociatat, vendet e Ballkanit duhet të inkurajohe­n përmes investimev­e. "Kjo duhet të materializ­ohet në investime, përmes BERZH dhe instrument­eve të tjerë për vendet e rajonit, në sektorët kyç", tha ai teksa shtoi se, "ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka sikur negociatat të ishin hapur, sepse këtë e bëjmë për veten, jo se na e kërkon presidenti i KiE. Kjo që po kalojmë është një fazë që BE- ja ka një diskutim të brendshëm dhe me gjithë mirënjohje­n, jam i vetëdijshë­m që nuk varet nga

DEKLARATA

"Fati i Shqipërisë duhet të jetë krejtësish­t drejt BE- së. Është bindje e fortë dhe duam ta vazhdojmë këtë dialog. Duhet angazhim që të vijohen përpjekjet për reformat, për luftën kundër krimit, që të vazhdojmë të punojmë bashkë. Të vazhdohet puna për të përforcuar besueshmër­inë. Të kemi rezultate të prekshme dhe të kryejmë hapa përpara", - tha z. Michel.

çfarë themi dhe bëjmë ne, por varet nga sa miqtë tanë do bien dakord dhe cila do jetë qasja e re e BEsë. Edhe sikur Franca të kërkonte të hynte në BE, në këto kushte nuk do të pranohej nga Franca", theksoi z. Rama. Kryeminist­ri falënderoi BE- në për mbështetje­n që po jep për të përballuar kostot e tërmetit të 26 nëntorit dhe është i bindur se Unioni nuk do ta lerë vendin tonë vetëm në përpjekjen për rindërtim. Këtë sipas tij, po e dëshmon dhe me organizimi­n e Konferencë­s së Donatorëve në 17 shkurt, në Bruksel.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti i Këshillit Europian, Charls Michel me kryeminist­rin Edi Rama
Presidenti i Këshillit Europian, Charls Michel me kryeminist­rin Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania