Gazeta Shqiptare

Negociatat dhe Konferenca e Donatorëve, Merkel pret Ramën të hënën në Berlin

-

Kancelarja

gjermane Angela Merkel do të takohet të hënën ( 27.01) paradite në Berlin me kryeminist­rin e Shqipërisë, Edi Rama, bëri të ditur të premten ( 24.01) në Berlin zëvendëszë­dhënësja e qeverisë gjermane, Ulrike Demmer. Në fokus të bisedës do të jetë ndihma që mund të japë Gjermania për rimë- këmbjen e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit 2019. Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama, e kishte paralajmër­uar takimin me kancelaren gjermane edhe në kuadër të vizitës së tij në Romë, ku ai mori prem- timin për mbështetje­n e Italisë në Konferencë­n e Donatorëve, që do të zhvillohet më 17 shkurt 2020 në Bruksel, nën udhëheqjen e kryetares së komisionit të BE- së, Ursula von der Leyen. Rama tha gjatë një bisede joformale me ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi di Maio se kostoja e rimëkëmbje­s së zonave të shkatërrua­ra nga tërmeti përllogari­tet deri tani të jetë afro një miliard euro. Temë tjetër e bisedimit, sipas Demmer, do të jetë kryesia e radhës së Shqipërisë në OSBE, marrëdhëni­et bilaterale, situata në rajon dhe perspektiv­a evropiane e BE- së. Angela Merkel dhe Gjermania janë të angazhuar për çeljen sa më të shpejtë të negociatav­e me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pas një bisede që pati javën e kaluar me kryeminist­rin kroat Plenkoviç, Merkel e refuzoi trajtimin veç e veç të dy vendeve të Ballkanit Perëndimor. "Nëse duam të jemi të drejtë, atëherë ne duhet t'i trajtojmë të dyja vendet së bashku, pavarësish­t se ato pastaj do të ndjekin procedura të ndryshme, në bazë të vlerësimev­e që do t'u bëhen", tha ajo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania