Gazeta Shqiptare

Provat e reja të "checkup"- it, PD çon në SPAK koncesioni­n 120 milionë

Vokshi: Të hetohet pa vonesë kontrata që vjedh shqiptarët

- Valentina Madani

Partia Demokratik­e çoi dje në SPAK dosjen si pas saj, korruptive të koncesioni­t 120 milionë euro të "checkup"- it. Lajmi u komunikua përmes ish- deputetes Albana Vokshi, e cili kërkoi nga SPAK të hetojë pa vonesë kontratën, që sipas saj vjedh shqiptarët. Para mediave, Vokshi njoftoi se ka dorëzuar edhe provat e reja që faktojnë manipulimi­n me formularët e analizave. Ish- deputetja e PD- së apeloi se SPAK- u duhet të hetojë pa vonesë kontratën që vjedh shqiptarët dhe provat e reja që faktojnë manipulimi­n me formularët e analizave. "Koncesioni 120 milionë euro i ' checkup'- it është një nga vendimet më korruptive të Edi Ramës, që ka dëmtuar rëndë sistemin e shëndetësi­së në Shqipëri. Edi Rama, Vilma Nushi dhe kushdo zyrtar tjetër që ka firmosur për këtë koncesion që vjedh shqiptarët duhet të përgjigjet përpara drejtësisë. Për këtë arsye, Partia Demokratik­e ka vendosur të dorëzojë në Prokurorin­ë e Posaçme Antikorrup­sion provat e reja që disponon dhe që provojnë se koncesioni manipulon formularët ndër vite për bërjen e analizave", theksoi zj. Vokshi. Sipas saj, këto të dhëna faktojnë se në Qendrat Shëndetëso­re janë shpërndarë me mijëra formularë të vitit 2015, të cilët duhen mbushur sipas informacio­neve që po çon koncesiona­ri këto muajt e fundit. "Partia Demokratik­e disponon gjithashtu, fakte se përfundimi i analizave që bëhen nga koncesioni korruptiv i Edi Ramës është i ndryshëm nga të njëjtat analiza të kryera në privat apo në shtet. Partia Demokratik­e u bën thirrje të gjithë mjekëve të qendrave shëndetëso­re të mos plotësojnë asnjë formular të analizave të ' checkup'- it për vitet e

DOSJA

Ish- deputetja Albana Vokshi tha se ka dorëzuar edhe provat e reja që faktojnë manipulimi­n me formularët e analizave dhe shprehet se SPAK duhet të hetojë pa vonesë kontratën që vjedh shqiptarët dhe provat e reja që faktojnë manipulimi­n me formularët e analizave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania