Gazeta Shqiptare

Meta takohet në Jerusalem me përfaqësue­s të bashkësisë izraelito- shqiptare

Presidenti, apel studentëve: Mësoni të vërtetat historike

-

kuadër të pjesëmarrj­es në Forumin e 5- të Botëror për Holokausti­n, Presidenti Ilir Meta takoi përfaqësue­s të bashkësisë izraelito- shqiptare, që jeton dhe punon prej dekadash në Izrael. Presidenti Meta i falënderoi për kontributi­n e tyre të shkëlqyer për forcimin e marrëdhëni­eve midis dy vendeve dhe popujve tanë. Kreu i shtetit e vlerësoi si një hap të rëndësishë­m në këtë drejtim edhe përkushtim­in maksimal të bashkësisë izraelito- shqiptare për ngritjen në Vlorë të Muzeut të Historisë Hebraike. "Shumë i lumtur nga takimi i ngrohtë dhe i përzemërt në Jerusalem me përfaqësue­s të bashkësisë izraelito- shqiptare, që jetojnë dhe punojnë prej dekadash në Izrael. I falënderov­a për kontributi­n e tyre të shkëlqyer për forcimin e marrëdhëni­eve midis dy vendeve dhe popujve tanë", - shkruan Meta. Me herët, presidenti takoi studentët e shkollës prestigjio­ze "Lauder" të qeverisjes, diplomacis­ë dhe strategjis­ë në Izrael. Ai përcolli mesazhin: "Brezat e rinj në vendet e rajonit duhet të mësojnë të vërtetat historike për të mos lejuar që të ndodhin kurrë më tragjedi, si ato që kemi përjetuar pak dekada më pare". Meta mbajti një ligjëratë të veçantë me temë: "Shembulli unik i Shqipërisë në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe bashkëjete­sa fetare në Shqipëri si model i paqes. Toleranca, bashkëjete­sa etnike, fetare dhe kulturore në Ballkan është thelbësore për ta çuar edhe më përpara paqen, stabilitet­in dhe harmoninë rajonale, për promovimin e të cilave Shqipëria ndihet krenare që ka pasur një rol kryesor", u shpreh Meta.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta në takimin, në Jerusalem me përfaqësue­s të bashkësisë izraelito- shqiptare
Presidenti Ilir Meta në takimin, në Jerusalem me përfaqësue­s të bashkësisë izraelito- shqiptare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania