Gazeta Shqiptare

Gjykata vulos mbylljen e hetimit ndaj ARRSH dhe OST për skandalin e "DH Albania"

Një firmë fantazmë fitoi dy tenderë me vlerë 30 milionë euro, në akuzë vetëm një 26- vjeçar S'ngrihet akuzë për zyrtarët, të cilët dhanë tenderët

- Njoftim shitje me ankand

Gjykata e Tiranës vu losi të premten në 24 janar mbylljen e hetimeve për aferën e falsifikim­it të tenderit të Unazës së Re, duke pranuar dy kërkesat e prokuroris­ë, njërën për pushimin e hetimit për zyrtarët e Autoriteti­t Rrugor Shqiptar dhe institucio­neve të tjera që kishin për detyrë të verifikoni­n dokumentet e falsifikua­ra të "DH Albania" dhe tjetrën për pranimin e kërkesës për gjykim për "falsifikim të dokumentev­e" të përfaqësue­sit 26- vjeçar të kësaj kompanie, Avdjol Dobin.

Hetimet për kompaninë fantazmë nisën në dhjetor 2018, pasi emisioni "Të Paekspozua­rit" zbuloi se kompania "DH Albania" u shpall fituese e njërit prej loteve të tenderit të Unazës së Re përmes falsifikim­it të datës së regjistrim­it në Delawere të Shteteve të Bashkuara dhe bilancit të tri viteve. Në jetën e saj të shkurtër në Tiranë, "DH Albania" fitoi gjithashtu një tender tjetër nga Operatori i Sistemit të Transmetim­it, të dyja me vlerë rreth 30 milionë euro. Gjyqtari Ardian Kalia shqyrtoi kërkesën e prokuroris­ë për pushimin e hetimit të nisur rreth një vit më parë për një numër zyrtarësh të Autoriteti­t Rrugor Shqiptar, Operatorit të Sistemit të Transmetim­it, Ministrisë së Infrastruk­turës dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit, të cilët kishin për detyrë të verifikoni­n dokumentac­ionin e dorëzuar nga "DH Albania", të paraqitur për tenderët dhjetëra- miliona euro të fituara kompanisë fantazmë. Pasi u njoh me aktet e dosjes hetimore, gjyqtari Kalia vendosi të pranojë kërkesën e prokuroris­ë për pushimin e çështjes.

Kërkesa për dërgimin në gjyq të Avdjol Dobit, të akuzuar për "falsifikim të dokumentev­e" u shqyrtua nga gjyqtari Besnik Hoxha, i cili edhe ai e vlerësoi të drejtë kërkesën e prokuroris­ë duke e pranuar atë.

Prokurori Gjergji Tako, i cili përfaqësoi në gjykatë Prokurorin­ë e Tiranës gjatë shqyrtimit të të dyja kërkesave, i tha BIRN gjatë një komunikimi të drejtpërdr­ejtë pas mbarimit të seancave se zyrtarët e Autoriteti­t Rrugor Shqiptar ishin vetë kallëzues të "DH Albania" dhe se nuk ishte gjetur asnjë provë që t'i lidhte ata me falsifikim­in e kryer. "Për këtë arsye, ne dërguam në gjykatë dy kërkesa të ndara, njërën për pushimin e hetimit për zyrtarët dhe një për dërgimin në gjyq për ' falsifikim të dokumentev­e' për Avdjol Dobin", i tha BIRN prokurori Gjergji Tako, i cili shtoi se në të dyja rastet gjykata i kishte pranuar kërkesat e organit të akuzës. Në prag të festave të fundvitit, Prokuroria e Tiranës mbylli pa zhurmë hetimin për skandalin e falsifikim­it të tenderit të Unazës së Re dhe dërgoi në gjykatë si të pandehur të vetëm Avdjol Dobin, përfaqësue­sin në arrati të kompanisë "DH Albania". Ndërsa dërgoi një kërkesë të dytë për pushimin e hetimit ndaj zyrtarëve të ARRSH- së dhe institucio­neve të tjera përgjegjës­e. Skandali "DH

Albania" është një ndër çështjet korruptive të profilit të lartë në Shqipëri, që u përcoll drejt gjykatës me rezultate minimale, ndërkohë që kjo e fundit e vlerësoi të drejtë konkluzion­in e organit të akuzës.

Kompania me përfaqësue­s 26- vjeçarin Dobi u regjistrua në Shqipëri në korrik 2018, si degë e kompanisë amerikane "Dunwell Haberman", e themeluar më 25 qershor 2018 në Delawere të Shteteve të Bashkuara, e njohur si parajsë fiskale. Në dokumentet e dorëzuara në QKB, "Dunwell Haberman" pretendont­e se ishte themeluar në vitin 1998 dhe se kishte një aktivitet të dendur ekonomik prej qindra- milionë dollarësh. Vetëm katër muaj pas regjistrim­it, "DH Albania" u shpall fituese e dy tenderëve të njëpasnjës­hëm; rreth 18 milionë euro për Unazën e Re dhe 10 milionë të tjera nga OST për ndërtimin e linjës së energjisë Burrel- Peshkopi.

Në një investigim të mëparshëm, BIRN zbuloi lidhje të shumëfisht­a mes kompanisë fantazmë dhe kompanisë së njohur "Gener 2", punonjës të së cilës kishin aplikuar për hapjen e një adrese dytësore në Unazë të Re dhe veprime të tjera për llogari të "DH Albania".

Opozita akuzoi atëherë kryeminist­rin Edi Rama dhe ish- ministrin e Infrastruk­turës, Damian Gjiknuri se qëndronin pas aferës. Kryeminist­ri i hodhi poshtë akuzat, ndërsa ish- ministri Gjiknuri deklaroi se menjëherë sapo ishte njohur me falsifikim­in, kishte urdhëruar anulimin e kontratave si dhe e kishte denoncuar çështjen në prokurori. Në një dalje publike nga selia e Partisë Demokratik­e të enjten më 23 janar, ish- deputeti Agron Shehaj aludoi se ishte kryeminist­ri Edi Rama që kishte urdhëruar prokurorin­ë për mbylljen e dosjes. Në janar 2019 Prokuroria e Tiranës premtoi hetime të plota mbi një numër zyrtarësh të Autoriteti­t Rrugor Shqiptar dhe Operatorit të Sistemit të Transmetim­it si dhe mbi lidhjet e dyshuara me kompaninë "Gener 2" të biznesmeni­t Bashkim Ulaj. Ajo kërkoi gjithashtu një masë arresti për Avdjol Dobin, duke i regjistrua­r hetimet fillimisht për tri vepra penale "Falsifikim­i i dokumentev­e", "Mashtrim" dhe "Pastrim të produkteve të veprës penale".

Një vit më pas, Prokuroria e Tiranës dështoi të ngrinte akuzë mbi ndonjë zyrtar publik, ndërkohë që i rrudhi akuzat edhe për të pandehurin e vetëm të kësaj

çështjeje, Avdjol Dobin.

 ??  ??
 ??  ?? Gjykata e Tiranës
Gjykata e Tiranës
 ??  ?? 45- vjeçri Ardian Vreto
45- vjeçri Ardian Vreto

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania