Gazeta Shqiptare

I njëjti gjyqtar mbylli "lobimin rus", pushon çështjen e CEZ: Nuk u gjetën elemente të veprës penale

Reagon Balla: Gjyqtar "KÇK", do ankimohet menjëherë

-

TIRANË - Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokuroris­ë për pushimin e çështjes CEZ. Vendimi u mor ditën e djeshme nga gjykatësi Lazër Sallaku, i cili vendosi pak ditë më parë mbylljen e çështjes së lobimit rus për PD si dhe lirimin për 6 të dyshuarit e dosjes "Toyota Yaris". Kjo përderisa hetimet gati 3vjeçare nuk dhanë rezultat, pasi nuk u gjendën elementë të veprave penale për ish- zyrtarët. Hetimet për procedurën e privatizim­it të OSSH nga çekët e CEZ në 2007, e cila u konsiderua korruptive, nisën kohë më parë dhe në pyetje u morën një numër i lartë zyrtarësh, përfshirë edhe Shkëlzen Berishën, djalin e ish- kryeminist­rit Berisha. Për këtë çështje u ngrit edhe një komision hetimor parlamenta­r i drejtuar nga Taulant Balla, i cili në finale të tij arriti në konkluzion­in se nga procedura e privatizim­it të shtetit i ishte shkaktuar një dëm prej 414 milionë eurosh. Mbi këtë konkluzion, gjykata rrëzoi prokurorin­ë dhe ktheu çështjen për rihetim, duke i lënë detyra shtesë për të përmbushur, siç ishte ndër të tjera pyetja e Shkëlzen Berishës, ishministr­it të Ekonomisë, Genc Ruli dhe biznesmeni­t Nue Kalaj. Me këtë vendim, dosja CEZ konsideroh­et e mbyllur. Pasi gjykata e Tiranës vendosi që të mbyllë hetimet për çështjen e "CEZ", me pretendimi­n se nuk ka vepër penale, vjen një reagim nga kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Përmes një mesazhi në ' Facebook, Balla ka sulmuar ashpër gjyqtarin e çështjes, Lazër Sallaku, duke e futur në grupin e ' KÇK'- së, ' Kap Ça të kapësh', i njëjti që pushoi edhe akuzat ndaj kreut të PD- së Lulzim Basha për çështjen e falsifikim­it të dokumentav­e. Balla njoftoi se do të ankimojë vendimin në fjalë, gjetje që sipas tij më pas do t'i çohen SPAK- ut. Sipas Ballës, ' ÇEZ' është një ndër dosjet më të rënda të korrupsion­it në Shqipëri dhe se çdo përpjekje për mbylljen e saj, bie ndesh me pritshmëri­të e shqiptarëv­e dhe të partnerëve të Shqipërisë për hetimin e dinosaurëv­e të korrupsion­it. Po ashtu Balla ka publikuar një pjesë të raportit të Komisionit Hetimor për këtë çështje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania