Gazeta Shqiptare

Ekzekutoi shokun në "Astir" dhe u dorëzua, Noel Disha: E qëllova se më shau nga nëna

"Pas krimit u largova nga vendngjarj­a dhe u fsheha në një hotel në Kavajë" "Nuk desha ta vrisja Vilsonin, pasi e kishim si të familjes, jam penduar për atë që bëra"

-

Një ditë pas dorëzimit në polici të Noel Dishës, i cili akuzohet se vrau shokun e tij, Vilson Tafçiun, mbrëmjen e së hënës në një ndër lokalet më të populluara, në zonën e "Astirit" në Tiranë, "Gazeta Shqiptare" ka zbardhur dëshminë e tij. Mësohet se ai ka thënë se nuk ka dashur ta vrasë shokun e tij, por e kishte bërë pasi ky i fundit e kishte sharë nga nëna. "Do sqaroheshi­m, por më shau nga nëna dhe motra prandaj e vrava", është shprehur 29- vjeçari para hetuesve të çështjes. Gjithashtu, Disha është shprehur se pas krimit është larguar dhe është fshehur në një hotel në Kavajë. "Me Vilsonin ishim shokë prej vitesh. Nuk kam dashur ta vras. Të hënën shkova te ' Artisti' për ta takuar. Nuk kam pasur si qëllim ta vras. Unë lëvizja gjithmonë me armë me vete. Kur e takova ai me shau nga nëna. U ndjeva shumë i ofenduar për shkak të marrëdhëni­es që kishim pasur. Unë e kam marrë në shtëpi nuk duhet ta thoshte këtë gjë. U nervozova dhe e qëllova. Pas krimit jam larguar dhe kam qëndruar në një hotel në Kavajë. Jam shumë i penduar për krimin e kryer", ka thënë i riu para policëve. Ndërkohë, 29vjeçari nuk ka dhënë detaje pse është prishur miqësia mes tij dhe viktimës. Ai ka thënë se është në gjendje të rënduar psikologji­ke dhe se do të flasë në një moment tjetër. 28vjeçari u ekzekutua mbrëmjen e së hënës, teksa kishte pak kohë që ishte kthyer nga jashtë shtetit dhe po konsumonte kafe në një lokal të njohur në zonën e "Astirit" me dy vajza. Ai u nxor jashtë dhe u ekzekutua me një plumb në zemër. Autori Noel Dishi njihej edhe me dy emra të tjerë Noel Kolaveri dhe Miklovan Prifti. Ndërsa viktima Vilson Tafçiu i cili njihej edhe me mbiemrin Noka, ishte arrestuar në Francë për trafik droge në mars të vitit 2018, ku kishte qëndruar në paraburgim për 8 muaj dhe më pas ishte deportuar drejt vendit tonë në nëntor të vitit të 2018. Ai jetonte në Dibër bashkë me familjen ndërsa kishte ardhur në Tiranë për të varrosur gjyshen, pak ditë para ngjarjes.

DËSHMIA

"Me Vilsonin ishim shokë prej vitesh. Nuk kam dashur ta vras. Të hënën shkova te ' Artisti' për ta takuar. Nuk kam pasur si qëllim ta vras. Unë lëvizja gjithmonë me armë me vete. Kur e takova ai me shau nga nëna. U ndjeva shumë i ofenduar për shkak të marrëdhëni­es që kishim pasur. Unë e kam marrë në shtëpi, nuk duhet ta thoshte këtë gjë. U nervozova dhe e qëllova. Pas krimit jam larguar dhe kam qëndruar në një hotel në Kavajë. Jam shumë i penduar për krimin e kryer", - ka thënë i riu para policëve.

 ??  ?? Viktima Vilson Tafçiu
Viktima Vilson Tafçiu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania