Gazeta Shqiptare

Prokuroria e Posaçme merr videon origjinale, thërret sërish në pyetje kryebashki­akun e Bulqizës

Balla: Nëse vërtetohet akuza, reagimi do jetë i ashpër, PS nuk bëhet mburojë për askënd SPAK i kërkon Lefter Allës të bëjë testin e drogës: Dorëzo kampion gjaku dhe urine në laborator

-

Prokuroria e Posaçme ( SPAK) ka thirrur dje sërish kryebashki­akun e Bulqizës, Lefter Allën, për ta marrë në pyetje, lidhur me videon e publikuar, ku shfaqej duke thithur kokainë. SPAK bëri të ditur se ka nisur një hetim në lidhje me videon e publikuar në media nga gazetari Artan Hoxha, ku pretendohe­j se kryebashki­aku i Bulqizës, Lefter Alla, konsumonte kokainë. Sipas burimeve zyrtare nga Prokuroria e Posaçme, verifikime­t janë duke u kryer në bazë të nenin 283 të Kodit Penal, "për shitje, ofrim, dhënie, marrje si dhe mbajtje të substancav­e narkotike". Procedimi penal është duke u hetuar nga prokurori Ened Nakuçi, i cili gjatë ditës së djeshme thirri për t'i marrë dëshmitë gazetarit Artan Hoxha dhe më pas kryebashki­akun Alla. Më herët, oficerët e Policisë Gjyqësore kishin sekuestrua­r edhe videon e publikuar, pas nisjes kryesisht të hetimit. Në ditët në vijim, prokuroria do të kryejë një akt ekspertimi për videon, për të parë nëse ka ndërhyrje në të, ndërsa burimet bënë të ditur se është bërë edhe një këqyrje në lokalin ku dyshohet se ka ndodhur ngjarja. Ndërkaq, burime për "Shqiptarja. com" pohuan se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar kryebashki­akut të Bulqizës, Lefyer Alla që t'i nënshtrohe­t testit të drogës pas publikimit të videos, ku PD- ja pretendon se është ai që merr kokainë. Për të kryer këtë procedurë, Alla duhet të paraqitet e Institutin e Mjekësisë Ligjore, për t'i marrë kampion gjaku dhe urine, me qëllim kryerjen e ekspertimi­t mjeko- ligjor, që do të vërtetojë nëse Alla është konsumues droge ose jo. Kjo ekspertizë do të jetë baza e kësaj çështjeje penale dhe që mund të shtyjë prokurorët të ngrenë akuzë për kryebashki­akun e Bulqizës, Lefter Alla. Po të njëjtat burime sqaruan se vetëm 24 orë pas çeljes së këtij hetimi, prokurorët e çështjes kanë kërkuar ekspertimi­n grafik të videos tashmë të sekuestrua­r. Ekspertimi do kryhet nga ekspertët e laboratori­t të Policisë Shkencore në Ministrinë e Brendshme. Nëpërmjet kësaj ekspertize prokuroria synon të provojë qartësisht dhe me anën e një ekspertize nëse personi që shfaqet me shpinë në video, është ose jo Lefter Alla. Kryebashki­aku i Bulqizës dëshmoi në Strukturën e Posaçme Antikorrup­sion edhe mbrëmjen e së enjtes ( SPAK) pas akuzave të Partisë Demokratik­e se shfaqet në një video duke pirë kokainë. Jashtë dyerve të SPAK, ku qëndroi për rreth një orë Alla refuzoi të jepte një deklaratë duke shprehur se tashmë kjo çështje i takon drejtësisë, "E ka në dorë drejtësia". Në një postim në rrjetet sociale, Alla deklaroi: "Dua të sqaroj se ekzistenca e një videomonta­zhi më është bërë me dije prej rreth një viti, por gjithmonë kam besuar dhe besoj se duhet të jetë drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë. Kushdo që më akuzon mua, të presë veprimet e prokuroris­ë dhe vendimin përkatës të gjykatës", - thotë Alla. Partia Socialiste është distancuar nga Alla duke e cilësuar si përgjegjës­i personale nga kryebashki­aku. Ndërkaq, në lidhje me videon e publikuar për kryebashki­akun Lefter Alla, ka reaguar dje sekretari i përgjithsh­ëm i PS, Taulant Balla për kreun e Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla.

REAGIMI I BALLËS

Balla tha se PS- ja nuk është bërë dhe s'ka për t'u bërë mburojë për askënd, por do të pritet vendimi i drejtësisë, ndërsa paralajmër­oi dënim maksimal, nëse vërtetohet se z. Alla është duke konsumuar kokainë në video. "Prej 18 dhjetorit 2019 kur ka nisur punën SPAK, subjekt i së cilës janë nga presidenti përfshi deputetët, duhet të kuptojmë të gjithë që duhet të pranojmë një standard tjetër nga ai që është sot. Asnjëherë më parë nuk ka pasur hetim kaq shpejt. Përshëndes SPAK për nisjen e hetimit, në asnjë rast PS nuk ka marrë e nuk ka për të marrë kurrë në mbrojtje askënd. Nuk i di pistat që po heton prokuroria, por dua ta mbështes atë dhe mezi presim që sapo të ketë akuza të caktuara reagimi ynë do jetë i ashpër. Sikurse çdo qytetar ndjejmë neveri nëse vërtetohet, por po ashtu ndjejmë neveri kur parti të caktuara përdorin videomonta­zhe për të dëmtuar krahun tjetër. Ia lemë prokuroris­ë, në rast se vërteton çdo lloj akuze, dënimi do jetë maksimal për këdo", tha Balla. Ndërsa theksoi se nuk i kthen asnjë përgjigje PD- së, por vetëm rasteve që drejtohen nga institucio­net e drejtësisë. "Ju kujtoj akuzat për kreun e Bashkisë së Vaun të Dejës, po bën 6 muaj dhe nuk di të jetë konfirmuar një rast i tillë. Me rëndësi është që Shqipëria ka instrument­et e plota ligjore për t'u shkuar këtyre rasteve deri në fund. Përshëndes reagimet e menjëhersh­me për hetime. Më në fund nuk mbyllen çështjet vetëm në nivel të akuzave politike", vijoi më tej Balla.

BESNIK MUSTAFAJ

Ish- ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj në një intervistë për rubrikën “Opinion” në “News 24” foli ndër të tjera edhe për videon ku dyshohet se kryebashki­aku i Bulqizës Lefter Alla konsumon kokainë. Mustafaj tha dje se Rama vazhdon të zgjedhë njerëz të inkriminua­r sepse i shërbejnë atij, ndërsa shtoi se SPAK nuk duhet të hetojë vetëm këtë rast, por edhe koncesione­t korruptive të qeverisë.

 ??  ?? Kryebashki­aku i Bulqizës, Lefter Alla
Kryebashki­aku i Bulqizës, Lefter Alla
 ??  ?? Sekretari i përgjithsh­ëm i PS- së, Taulant Balla
Sekretari i përgjithsh­ëm i PS- së, Taulant Balla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania