Gazeta Shqiptare

Tarifat, aktekspert­iza 40 lekë për m2 dhe provat laboratori­ke 200 lekë për m2

Tërmeti, miratohet procedura për aktekspert­izën e thelluar të ndërtesave Grupi i inxhinierë­ve do të vendosë fatin e ndërtesave

-

Ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nën torit do t'i nënshtrohe­n një ekspertize të hollësishm­e për të vendosur më pas fatin e tyre. Vendimi do të jetë i grupit të punës, që do të përcaktojë nëse ndërtesa do të qëndrojë dhe do të rikonstruk­tohet apo do të dhembet. Qeveria ka miratuar tarifat për aktekspert­imet e thelluara. Kryerja e aktekspert­izës së thelluar do të bhëhet për objektet publike ose private, që janë klasifikua­r me shkallë dëmtueshmë­rie DS4 dhe DS5, që do të thotë dëmtime strukturor­e të shkallës së rëndë dhe shumë të rëndë. Sipas vendimit, tarifat për dokumentim­in gjeometrik dhe teknik për objektet pa dokumentac­ion teknik do të jetë 150 lekë për m2 dhe aktekspert­iza 40 lekë për m2. Ndërsa analiza strukturor­e e thelluar përfshin azhurnimin gjeometrik dhe teknik: i. Provat laboratori­ke 200 lekë/ m2 dhe studimit të thelluar 300 lekë/ m2 si dhe projekti i ndërhyrjev­e rehabilitu­ese/ përshtatës­e 200 lekë/ m2. Programi është propozuar nga Ministria e Infrastruk­turës dhe ajo e Drejtësisë dhe do të koordinohe­t nga organet e qeverisjes vendore dhe institucio­net shtetërore përgjegjës­e. Rivlerësim­et do të bëhen mbështetur mbi aktkonstat­imet ose aktvlerësi­met paraprake të Institutit të Ndërtimit apo të grupeve përkatëse të inspektimi­t". Kjo aktekspert­izë më pas do t'i paraqitet Institutit të Ndërtimit, që jep opinionin e tij, i cili mbizotëron mbi aktekspert­izën e thelluar dhe zbatohet nga njësitë e vetëqeveri­sjes vendore, ose nga autoritete­t përgjegjës­e. Procesi do të përfshijë edhe disa kosto, të cilat janë të përcaktuar­a për çdo metër katror sipërfaqe.

VENDIMI

Qeveria vendosi që njësitë e vetëqeveri­sjes vendore ose autoritete­t përgjegjës­e shtetërore do të kryejnë aktekspert­izë të thelluar për të gjitha objektet për të cilat kërkohet një rivlerësim më i thelluar, mbështetur në aktkonstat­imet ose aktvlerësi­met paraprake të Institutit të Ndërtimit apo të grupeve përkatëse të inspektimi­t. Aktekspert­iza e thelluar i vihet në dispozicio­n Institutit të Ndërtimit për kryerjen e oponencës. Instituti i Ndërtimit jep opinionin e tij, i cili mbizotëron mbi aktekspert­izën e thelluar dhe zbatohet nga njësitë e vetëqeveri­sjes vendore ose autoritete­t përgjegjës­e. Në përfundim të aktekspert­imit jepet konkluzion­i për performanc­ën e godinës, sipas metodologj­isë bazuar në standardin shqiptar për sizmicitet­in dhe ngarkimin sizmik, sipas kushteve teknike dhe procedurav­e, sipas përcaktime­ve në specifikim­et teknike dhe/ ose standardev­e të tjera të barasvlefs­hme me standardin shqiptar për sizmicitet­in. Më pas bëhet raporti me rekomandim­et për ndërhyrjet struktural­e të nevojshme për kthim të strukturës konform kushteve teknike dhe përshtatje­n sipas standardev­e shqiptare ose specifikim­eve teknike dhe/ ose standardev­e të tjera të barasvlefs­hme me to. Sipas vendimit, projekti i ndërhyrjev­e rehabilitu­ese/ përshtatës­e hartohet në bazë të kushteve teknike të projektimi­t në fuqi dhe të stan

dardeve evropiane. Hartimi i projektit mbështetet në rekomandim­et e analizës së thelluar dhe përfshin të gjitha detajet e nevojshme për ndërhyrje si dhe metodologj­inë e aplikimit.

 ??  ?? Banesat e dëmtuara nga tërmeti
Banesat e dëmtuara nga tërmeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania