Gazeta Shqiptare

Detyrimet fillojnë nga 3 mijë lekë, deri në 487 mijë lekë

Përllogari­tja e taksave

-

Nga

3 mijë lekë deri në 487 mijë lekë në vit variojnë shumat mesatare të taksave që paguajnë bizneset në kryeqytet, sipas kategorive dhe llojit të tyre, ku më pak paguajnë ambulantët dhe më shumë subjektet e ndërtimit. Këto pagesa nuk përfshijnë tabelat reklamuese që janë individual­e dhe taksën e ndërtesës që ndryshon nga biznesi në biznes. Konkretish­t, sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Taksave dhe Tarifave Vendore për vitin 2019, ndër pagesat që bënë bizneset e vogla, subjektet e ndërtimit kanë paguar detyrime më shumë, në rreth 24 mijë lekë në vit, të ndjekur nga subjektet e shitjes me shumicë dhe ato të prodhimit, respektivi­sht me 17 mijë dhe 16.500 lekë në vit. Subjektet e shitjes me pakicë, njësitë e shërbimit dhe profesione­t e lira paguan afro 11.500 lekë në vit, ndërsa ambulantët janë kategoria që kishin detyrimet më të vogla, me rreth 3 mijë lekë në muaj. Sa u takon bizneseve të mëdha, sërish ndërtimi kryeson vlerën e pagesave, me rreth 327 mijë lekë në vit. Njësitë e prodhimit renditen në vendin e dytë me 197 mijë lekë, shitja me shumicë 101 mijë lekë, ndërsa kategoritë tjera si shitja me pakicë, njësi shërbimi, profesione­t e lira paguajnë sa gjysmën dhe më pak të këtyre detyrimeve. Ndërsa në kategorinë e bizneseve VIP, vlera maksimale arrin në 487 mijë lekë në vit, që sërish u përket bizneseve ndërtuese. Po ashtu një vlerë të konsiderue­shme paguajnë njësitë e prodhimit dhe shitja me shumicë. Shoqatat dhe fondacione­t trajtohen dhe ambulantët trajtohen njësoj në të gjitha rastet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania