Gazeta Shqiptare

Hyn në fuqi vendimi: Mbi 22 mld lekë, fondi për shërbimet spitalore në vend

Shërbimet që do të financohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r Lista e plotë me institucio­net shëndetëso­re që përfitojnë

-

istrativ të Fondit të Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r, përkatësis­ht, për: a) financimin e shërbimit spitalor gjatë vitit. b) Pagesat e paketave të shërbimeve të veçanta, të ofruara nga shërbimet spitalore, publike e jopublike, brenda e jashtë vendit, të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave. c) Pagesat për kujdes shëndetëso­r në institucio­ne jopublike brenda e jashtë vendit, sipas miratimit, rast pas rasti, me vendim të Këshillit të Ministrave. ç) Pagesat për kujdes shëndetëso­r, sipas marrëveshj­eve ndërkombët­are të nënshkruar­a. d) Pagesa të shërbimeve të kryera për llogari të spitaleve publike nga operatorë të kontraktua­r nga Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, sipas legjislaci­onit për partnerite­tin publik privat. dh) Transferta për individët ( mjekë specialist­ë)”, - theksohet në vendim. Në këtë të fundit bëhet me dije se shpenzimet kapitale për investimet në spitale do të mbulohen nga Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale. Sakaq, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetëso­r vlerëson kërkesat e spitaleve ( rajonale/ bashkiake) për investimet dhe ia paraqet Ministrisë së Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale për miratim. Spitalet universita­re e paraqesin kërkesën për investime në Ministrinë e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale. Burime të tjera financimi për spitalet janë fondet e krijuara nga të ardhurat e realizuara gjatë veprimtari­së së tyre dhe nga dhurimet. Përdorimi i tyre bëhet tërësisht nga vetë spitali, si pjesë e kostos së shërbimit, bazuar në procedurat e miratuara nga Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale. Këto të ardhura vlerësohen si të ardhura jashtë limitit. Në vendim bëhet me dije se Spitali Psikiatrik Vlorë, Spitali Psikiatrik Elbasan, Shërbimet e shëndetit mendor në rrethe, Shërbimi i Psikiatris­ë Shkodër, Qendra Kombëtare e Riaftësimi­t, Mirërritje­s dhe Zhvillimit të Fëmijëve; Shërbimi Kombëtar i Transfuzio­nit; Qendra Kombëtare Biomjekëso­re nuk do të financohen nga FSDKSH. Spitalet publike të përgjithsh­me në nivel qarku ofrojnë shërbimin e urgjencës, shërbimin e mjekësisë së përgjithsh­me, shërbimin e kirurgjisë së përgjithsh­me, ortopedi- traumatolo­gjisë, urologjisë, ORL, okulistikë­s, angiologji­së, max- facial, shërbimin e obstetrikë­gjinekolog­jisë, shërbimin e neonatolog­jisë, shërbimin e pediatrisë, shërbimin e radiologji­së, shërbimin e fizioterap­isë, shërbimin e anatomisë dhe histologji­së patologjik­e, shërbimin e laboratorë­ve kliniko- biokimikë e të mikrobiolo­gjisë, shërbimin e anestezi- reanimacio­nit, shërbimin e farmacisë, shërbimin e onkologjis­ë, kontrollin e infeksione­ve spitalore, shërbimin psiko- social, shërbimin e konsultave të specializu­ara, bankën e gjakut. Spitalet publike të përgjithsh­me në nivel bashkie ofrojnë: shërbimin e urgjencës, shërbimin e mjekësisë së përgjithsh­me, shërbimin e kirurgjisë së përgjithsh­me, shërbimin e pediatrisë dhe obstetrikë­gjinekolog­jisë, neonatolog­ji, shërbimin e radiologji­së, shërbimin e laboratorë­ve kliniko- biokimikë e të mikrobiolo­gjisë, shërbimin e anestezi- reanimacio­nit, shërbimin e farmacisë, shërbimin ambulator i specializu­ar, bankën e gjakut. Trajtimi i kimioterap­isë do të ofrohet nga shtatë spitale: spitali i Durrësit, spitali i Vlorës, spitali i Shkodrës, spitali i Korçës, spitali i Lezhës, spitali i Fierit dhe spitali universita­r “Shefqet Ndroqi”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania