Gazeta Shqiptare

“Lidershipi në Politikë”, Klajda Gjosha e ftuara speciale te “Luarasi”

Ish- ministrja: Të hartohet strategji kombëtare mbi ekonominë, analizë për largimin e të rinjve “Duhet të ndryshojë mentalitet­i i partive politike”

-

Në universite­tin “Lu arasi” vijojnë sesio net e trajnimit “Lidershipi në Politikë” nga “McCain Institute Arizona State University”. E ftuara speciale e kësaj jave ishte Klajda Gjosha, ish- ministre e Integrimit si dhe ish- deputete e Kuvendit të Shqipërisë për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Në një bashkëbise­dim të hapur me studentët e këtij programi, Gjosha foli mbi eksperienc­ën e saj në politikë e lidership.

“Jam shumë e privilegju­ar që jam përzgjedhu­r nga Instituti ‘ McCain’ në bashkëpuni­m me universite­tin ‘ Luarasi’ për të trajnuar disa të rinj mbi lidershipi­n në politikë, ku mbi të gjitha duhet patjetër të japim modelet më të mira për të rinjtë, t’i stimulojmë ata dhe t’u japim mundësinë për të qenë liderë të së ardhmes”, - tha Gjosha. Ndryshimi i mentalitet­it Ish- ministrja e Integrimit e vuri theksin mbi promovimin e një lidershipi me vlera dhe me integritet, që mund të krijohet me ndryshimin e mentalitet­it të partive politike. “Pas viteve ‘ 90 ne e keqkuptuam institucio­nin, demokracin­ë, lirinë e individit për të ecur përpara dhe për ta fituar vendin e punës. Shpeshherë këto janë nocione që lidhen me partinë. Unë mendoj që këtu duhet të fillojë ndryshimi, por që të arrish këtë, duhet të ndryshojnë partitë politike. Nëse duam të shohim se si do të funksionoj­ë vendi nesër, le të shohim sesi funksionoj­në së brendshmi partitë politike. Duhet t’u tregojmë të rinjve se sidomos në vendin tonë ka nevojë për një lidership të ri, me një energji pozitive për njerëz që e duan Shqipërinë dhe duan të bëjnë më të mirën për të. Besoj se nga këtu duhet të fillojmë. Dhe ne kemi nevojë për pasion në lidership”, - theksoi ish- ministrja e Integrimit. Kjo e fundit më tej shtoi se duhen aplikuar vlera si meritokrac­ia dhe konkurrues­hmëria për pozicionet e punës. “Njerëzit duhen stimuluar. Por edhe duke aplikuar meritokrac­inë dhe konkurrues­hmërinë në pozicione të tilla, si drejtues institucio­nesh, por edhe drejtues të një biznesi. Sepse lider nuk do të thotë vetëm të drejtosh vendin, por edhe të jesh lider i biznesit tënd, që ke ngritur apo çdo sektori që drejton. Është e rëndësishm­e që t’i aplikojmë këto vlera kur ne duam të nxjerrim pikërisht figura të reja që të jenë në drejtim të vendit”, - nënvizoi Gjosha.

STRATEGJIA PËR EKONOMINË

Përsa i përket largimit masiv të të rinjve nga Shqipëria, Klajda Gjosha propozoi një analizë të mirëfilltë mbi këtë fenomen. Ishdeputet­ja e LSI- së e vuri theksin mbi hartimin e një strategjie kombëtare për ekonominë në funksion të mirëqenies së qytetarëve. “Ne kemi nevojë për një strategji kombëtare mbi ekonominë. Duhet të biem dakord njëherë e mirë që një reformë në ekonomi, që merret nga një qeveri nuk duhet të ndryshojë nga tjetra. Duhet të biem dakord që ekonomia duhet të shkojë në një linjë për të ndihmuar qytetarët. Ka nevojë për një analizë të mirëfilltë për shkaqet pse largohen shqiptarët. Këtu kthehemi sërish te besimi që kanë te lidershipi. A ka njerëz te të cilët mund të shohin të ardhmen e tyre, por edhe një lider që të sigurojë në fund të fundit qëndrueshm­ërinë e tyre në këtë vend? Këto janë nocione që do të vlejnë në këtë seminar, por nga ana tjetër le të zgjojmë tek ata dëshirën për të qëndruar këtu dhe për të ofruar më të mirën që ata kanë brenda vetes së tyre dhe dashurinë që kanë për vendin”, - përfundoi ish- deputetja e Kuvendit të Shqipërisë për LSI. Politikanë­t e ftuar në dy javët e mëparshme ishin Ditmir Bushati, ish- ministër i Jashtëm i Shqipërisë, anëtar i kryesisë së PS- së, deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe së fundmi edhe i dërguar special i vendit tonë në OSBE, si edhe Belind Këlliçi, kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratik­e të Shqipërisë dhe anëtar i Kryesisë së PD- së.

CERTIFIKIM­I

Programi “Lidershipi në Politikë” ka si synim ekspozimin e liderëve të rinj shqiptarë ndaj personalit­eteve të ndryshme lokale dhe ndërkombët­are. Bashkëbise­dimet e hapura mbi lidershipi­n në politikë do të finalizohe­n javën e

ardhshme me certifikim­in e të gjithë studentëve që ishin pjesë e këtyre sesioneve trajnuese. “McCain Institute for Internatio­nal Leadership” pranë “Arizona State University” është një organizatë e përkushtua­r

në avancimin e lidershipi­t të udhëhequr nga karakteri, bazuar në sigurinë, oportunite­tin ekonomik, lirinë dhe dinjitetin njerëzor në rang global. Organizata­t partnere lokale të këtij instituti, “Optima

NDRYSHIMET

“Pas viteve ‘ 90 ne e keqkuptuam institucio­nin, demokracin­ë, lirinë e individit për të ecur përpara dhe për ta fituar vendin e punës. Shpeshherë këto janë nocione që lidhen me partinë. Unë mendoj që këtu duhet të fillojë ndryshimi, por që të arrish këtë, duhet të ndryshojnë partitë politike”, - tha Gjosha.

Foundation” dhe universite­ti “Luarasi”, duke filluar nga viti 2018 janë duke identifiku­ar, trajnuar dhe fuqizuar grupe të larmishme liderësh të rinj nga Shqipëria, me një fokus të veçantë në vlera, etikë dhe lidership. Të trajnuarit asistohen nga trajneri për të realizuar në mënyrë të suksesshme PPL- në e tyre. Të gjithë pjesëmarrë­sit pajisen me certifikat­ë të lëshuar nga “McCain Institute, Arizona State University”, SHBA dhe universite­ti “Luarasi”. Trajnimi është pa pagesë, zhvillohet kryesisht në gjuhën shqipe dhe pjesërisht në anglisht.

 ??  ?? Klajda Gjosha, ish- ministre e Integrimit
Klajda Gjosha, ish- ministre e Integrimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania