Gazeta Shqiptare

Krijohet njësia e nanoteknol­ogjisë dhe nanoshkenc­ës pranë Akademisë së Shkencave Ethem Ruka: Sugjeroj hapjen e një departamen­ti për nanoteknol­ogjinë

-

Nanoshkenc­a

dhe nanoteknol­ogjia janë teknologji­të pararojë të shekullit. Profesori i njohur shqiptar në universite­tin e Barcelonës, i cili jep mësim në Japoni dhe Shtetet e Bashkuara, Arben Merkoçi, është në krye të njësisë së sapokrijua­r kërkimores­hkencore të nanoteknol­ogjisë dhe nanoshkenc­ës pranë Akademisë së Shkencave, të quajtur ndryshe “Nanoalb”. Akademiku i nivelit botëror Merkoçi thotë se nanoshkenc­a dhe nanoteknol­ogjia aplikohet në fusha të ndryshme, që nga diagnostik­imi i sëmundjeve, monitorimi i ndotësve të mjedisit, tek energjia, apo edhe në transferim­et teknologji­ke e industrial­e. Njësia “Nanoalb” premton se do të bëjë bashkë mendjet më të brilante të trevave shqiptare për të dhënë një kontribut real në Shqipëri. Por, edhe shteti duhet të investojë, pasi shpresat për zhvillim janë të jashtëzako­nshme. “Ideja është që kjo njësi të koordinojë aktivitete­t që zhvillojnë shqiptarët në nanoshkenc­ë në Shqipëri dhe në trevat shqiptare. Nanoshkenc­a ka të bëjë me shkencën që merret me dimensione të vogla, një të biliontën e metrit. Dispozitiv­ët që krijohen në këtë dimension përdoren në fushën e mjekësisë, mjedisit, industrial­e”, deklaroi akademiku Arben Merkoçi, koordinato­r i “Nanoalb”. I pranishëm në seminarin e zhvilluar, rektori i universite­tit “Luarasi”, profesor Et’hem Ruka thotë se objektivi kryesor i aktivitete­ve të lidhura me nanoteknol­ogjinë sot janë në fushat me rendësi jetike për njeriun. Ruka bën thirrje që të krijohet departamen­ti i nanoshkenc­ës. “Mendoj se Akademia e Shkencave ka marrë një iniciativë shumë të mirë. Për ata që nuk e dinë, nanoteknol­ogjia merret me përpunimin e lëndës në nivel atomik, në nivelin e nanometrit. Është si të krahasosh një kokërr lajthie me rruzullin tokësor. Nanoshkenc­a si kulturë nuk transmetoh­et në Shqipëri. Ne nuk kemi ende një fakultet nanotekolo­gjie. Unë u kam sugjeruar kolegëve të hapin departamen­tin e nanoteknol­ogjisë. Ne i kemi të gjitha mundësitë të ecim në këtë rrugë”,

 ??  ?? Rektori i “Luarasit”, Ethem Ruka
Rektori i “Luarasit”, Ethem Ruka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania