Gazeta Shqiptare

Nuk është Elvana, një tjetër shqiptare do të përfaqësoj­ë San Marinon në “Eurosong”

Inis Neziri: Ende nuk është zyrtarizua­r

-

RPasi nuk mundi ta fitonte Festivalin e 58 në RTSH, Elvana Gjata u largua nga Shqipëria. Ndonëse u përfol si fituese, mori zemrat e publikut, votat e jurisë ndërkombët­are, Elvana u rendit e dyta, duke humbur kështu shansin për të përfaqësua­r Shqipërinë në “Eurosong”. Duket se diskutimet vijuan gjatë edhe pas largimit të këngëtares, e cila reagoi disa herë lidhur me zhgënjimin nga ky kompeticio­n. Publiku vijoi të mos fshihte zhgënjimin, pasi Arilena do të përfaqësoj­ë Shqipërinë në “Eurosong”. Dhe kur u duk se e gjithë zhurma rreth festivalit po mbaronte, del në pah një tjetër skenar. Rrjetet sociale “zien” këtë javë nga lajmi se Elvana Gjata do të merrte pjesë në “Eurosong”, vetëm se jo si përfaqësue­se e Shqipërisë, por e San Marinos. Dikush nga fanatikët e “Eurovizion”- it e ka ngritur këtë tezë dhe shumë të tjerë kanë vijuar të shkruajnë këtë ide. Duke qenë një shtet shumë i vogël San Marino shpesh merr artistë nga shtete të tjera për të përfaqësua­r vendin në “Eurovizion”. Por duket se edhe këtë herë përfaqësim­in në “Eurosong” të San Marinos, Elvanës po ia merr një tjetër kolege shqiptare. Bëhet fjalë për këngëtaren e talentuar, Inis Neziri, e cila kohët e fundit ka korrur shumë suksese. Ndërkaq, faqja e ike Roçi është ndër femrat më të njohura në

“showbizz”. Prej kohësh biondja bukuroshe është shfaqur vetëm në media, duke u shprehur se është beqare. Por duket se kohët e fundit dashuria ka trokitur edhe për të. Me anë të një postimi në “Instastory”, ajo ka treguar vetë se është në një lidhje me kampionin shqiptar të boksit, Kristian Prenga. Ajo ka zgjedhur që lajmin ta konfirmojë në ditëlindje­n e boksierit, duke e uruar me fjalët më romantike. “Ti, njeriu me zemrën më të madhe që kam njohur në jetën time… Të uroj që Zoti të ndriçojë jetën tënde duke të udhëhequr gjithmonë në rrugën e lumturisë. Gëzuar ditëlindje­n dhe që kjo datë të përsëritet për shumë vite të gjata, të mbushura me paqe, gëzim, shëndet dhe suksese! Ta dua shpirtin”, shkruan ish- banorja e “Big Brother”.

“Instagram”- it “Oikotime” ka publikuar foton me Inisin, duke e lënë ende me pikëpyetje pjesëmarrj­en e saj në “Eurosong”. E kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare” tha se është ende në bisedime, ndaj pa u zyrtarizua­r gjithçka, nuk do të donte të prononcohe­t. Me gjasa sivjet në Holandë do të shikojmë dy shqiptare, si dhe do të kemi një arsye më shumë të bëjmë tifo edhe për San Marinon.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania