Gazeta Shqiptare

Kush gënjen, Edi apo Ramushi?

- Nga Andi Bushati

( vijon nga faqja 1)

... e cilësoi me këmbëngulj­e të enjten në mbrëmje në “Open”, homologun e tij në Tiranë, si një nga projektues­it e copëtimit të Kosovës. Ai tha se ka dëshmitarë të huaj dhe shqiptarë, të cilëve Rama u ka folur për këtë gjë, madje ai pohoi se është gjendur edhe vetë në tryeza ku Rama e ka shtruar këtë temë.

Por, përkundrej­t pohimeve se ai ka qenë një fanatik i shkëmbimit të territorev­e, kryeminist­ri shqiptar i cilësoi ato si “bwrllog politik”. Me stilin e tij, ai shtoi batutën: “Unë kam dashur ta ndaj Kosovën, po aq sa ç’ka dashur Ramushi ta ndajë Princ Harryn nga Familja Mbretërore”.

Megjithëse këto qëndrime diametrali­sht kontradikt­ore nuk kanë më vlerë politike, pasi tani të gjitha palët e pranojnë varrosjen e idesë së çmendur të shkëmbimit të territorev­e, zbulimi i së vërtetës i shërben më shumë historisë për të kuptuar se kush ka qenë në anën e drejtë apo në atë të gabuar të saj.

E këtu, ndonëse nuk kemi ndonjë foto, ku Rama të jetë duke vizatuar harta e Ramushi duke i grisur ato, ndonëse nuk kemi dokumente për të parë se ç’plane kanë hartuar treshja Vuçiç- Rama- Thaçi e me kë komplotoi Haradinaj për t’i penguar ato, ne mund të nisemi nga qëndrimet që kanë mbajtur palët gjatë këtij debati mbi dyvjeçar.

Dhe në këtë pikë, shanset më të mëdha janë që si gënjeshtar të etiketohet kryeminist­ri ynë. Sepse në mënyrë indirekte, por këmbëngulë­se, ai është rreshtuar hapur pro partizanëv­e të shkëmbimit të territorev­e.

Fillimisht në kulmin e debatit për këtë temë, kur Hashim Thaçi, i cili e artikuloi atë i pari në gusht të 2018- ës, duke u vënë në qendër të akuzave, Rama i doli atij në mbrojtje me shprehjen tashmë të njohur: “Kush i thotë Thaçit tradhtar, është vetë gomar”.

Por, anësia e tij nuk përfundon këtu. Për t’i shkuar deri në fund kësaj aventure marroke, Edi Rama riskoi të prishej edhe me kancelaren Merkel. Shumë më parë se shefja e qeverisë gjermane të dilte publikisht krahas kryeminist­rit të Bosnjës, Zvizdiç ( gusht 2018), ajo e kishte thirrur në Berlin Edi Ramën, për t’i marrë premtimin se ai nuk do ta mbështeste këtë çmenduri. Rama ia dha premtimin në kancelari, sy më sy. Por më pas, atëherë kur llogariti se plani i ndarjes kishte mbështetje amerikane, ai u tregua i gatshëm ta tradhtonte kancelaren: “Merkel është kancelarja që mbron interesat e vendit të saj, kurse unë ato të vendit tim”, tha ai në mediat shqiptare.

I bindur se mundësi të tilla të arta “vijnë vetëm njëherë”, ai e shkarkoi në janar ministrin e Jashtëm, Bushati, madje duke pranuar në “Opinion” se kishte divergjenc­a me atë që kishte dalë publikisht kundër hapjes së Kutisë së Pandorës, duke mbështetur opsionin gjerman.

Dëshmi se Rama ka qenë pro zgjidhjes të shkëmbimit të territorev­e janë edhe shumë interlokut­orë të huaj që kanë folur direkt me të.

Që në gusht të 2018- ës, në një shkrim për “Washington Post”, Carl Bild, pas një bisede me të, pohoi se kryeminist­ri shqiptar është i hapur ndaj kësaj ideje. Të njëjtën gjë konfirmoi shumë më vonë edhe ish- ministri gjerman, Christian Schwarz- Schilling, i cili pas një bisede me të, pohoi se Rama e shihte këtë mundësi si një hap për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

Që Rama ka qenë i përfshirë në këtë projekt të nisur në Beograd e konfirmon edhe fakti se ai nuk e goditi asnjëherë atë publikisht. Këtë gjë do ta bënte vetëm pasi kjo çmenduri kishte dështuar dhe vetëm pasi presidenti serb Vuçiç e shpalli publikisht në gusht 2019 se idetë e tij kishin dështuar dhe se plani i ndryshimit të kufijve kishte vdekur.

Vetëm pas kësaj, kryeminist­ri mori lirinë të deklarohej prerë dhe pa ekuivoke në “Real Story” se, “Unë jam kundër shkëmbimit të territorit dhe kundër përcaktimi­t të kufijve etnikë” .

Ky pra është historiku i këtij kalvari, i cili na lejon që, edhe pa qenë prezent në bisedat sekrete, edhe pa pasur fotot e hartave apo filmimet e tyre, t’i japim sot të drejtë Ramush Haradinajt. Kryeminist­ri i Kosovës që pati guximin ta denoncojë publikisht këtë aferë, që pas darkës në shtëpinë e Hashim Thaçit, në shkurt të 2019- ës, pikërisht në kohën kur ajo dukej sikur kishte edhe mbështetje­n e Uashington­it na ka thënë gjithmonë të vërtetën.

Dhe ne sot nuk kemi nevojë për një proces gjyqësor për të kuptuar se Edi Rama na ka gënjyer edhe dje, edhe sot.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania