Gazeta Shqiptare

Këta s’bëjnë dot një udhëzim, jo të ndërtojnë shtëpitë e njerëzve

- Nga Klodian Tomorri

( vijon nga faqja 1)

... në fuqi. Arsyeja? Qeveria ka dy muaj që nuk bën dot VKM- në, ku përcaktohe­n kriteret dhe procedurat e heqjes së TVSH- se. Vazhdojnë e zvarrisin.

Ligji për rivlerësim­in e pasurive të paluajtshm­e është miratuar që në datën 18 dhjetor në parlament. Ka hyrë në fuqi në datën 13 janar. Por, rivlerësim­in nuk e bën dot. Arsyeja? Ministria e Financave dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës nuk kanë bërë ende udhëzimin që përcakton kriteret dhe procedurat se si bëhet rivlerësim­i.

Fondacione­t dhe organizata­t bamirëse kanë filluar ndërtimin e banesave për të strehuar familjet që sot janë jashtë në të ftohtë, sepse kanë humbur shtëpitë. Po e bëjnë duke paguar 20 për qind TVSH.

Për çdo shtëpi që kushton 25 mijë euro, shteti merr 5 mijë euro TVSH, duke e çuar koston në 30 mijë euro. Ky është biznes me fatkeqësin­ë. Paturpësi apo paaftësi, këtë e di qeveria. E di Ministria e Rindërtimi­t, Ministria e Financave, zëvendëskr­yeministri, kryeminist­ri dhe kushdo tjetër që ka detyrën të përgatisë VKM- në. Por, këta nuk kanë kohë të merren me kështu vogëlsiras­h, sepse po punojnë për të zgjidhur problemet madhore të globit.

Njerëzit janë duke pritur të rivlerësoj­në pasuritë, por nuk e bëjnë dot, sepse Kadastra e Artan Lames dhe Ministria e Financave përtojnë të bëjnë një udhëzim dy faqe. Pastaj ankohen se pse bien të ardhurat.

Përtesa botërore e burokratëv­e, por ka kufi. Vendi nuk është në situatë normale. Ka me mijëra njerëz që janë nëpër çadra. Në vend që të falënderoj­në donatorët që kanë ndihmuar duke dhuruar para dhe duke ulur koston që duhet të paguante shteti, shkojnë i taksojnë.

Ja, kështu. Këta s’bëjnë dot një copë udhëzimi, do ndërtojnë banesat e njerëzve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania