Gazeta Shqiptare

"Gjysmë"- Liga, presion qeverisë: Duam ligjin, ndryshe bojkot!

Prezente vetëm 5 klube nga 10, mungonin Partizani, Vllaznia, Bylisi, Flamurtari dhe Kukësi Tirana, Laçi, Teuta, Skënderbeu dhe Luftëtari mbështesin FSHF- në

-

përfaqësue­sit e klubeve të Kategorisë Superiore ( Skënderbeu, Tirana, Laçi, Teuta dhe Luftëtari) së bashku me kryetarin e Ligës Profesioni­ste, Edvin Libohova, do të zhvillojnë takime në Këshillin e Ministrave si dhe me Ministrinë e Arsimit e Sportit dhe atë të Financave për të sheshuar njëherë e mirë problemet financiare të futbollit shqiptar. Libohova së bashku me presidenti­n e Laçit, Pashk Laskaj dhe drejtorin e përgjithsh­ëm të Teutës, Artan Shyti, pranuan njëzëri se nëse bisedimet me qeverinë shqiptare nuk arrijnë rezultate konkrete, atëherë do të shkohet drejt bojkotimit të kampionati­t. "Ne tani kemi një takim në Këshillin e Ministrave për këtë punë, kështu që nuk tërhiqemi nga asnjë prej kërkesave që kemi bërë. U qëndrojmë të gjitha kërkesave që nuk janë plotësuar. Do të rinegocioj­më tani me qeverinë dhe me Ministritë e Sportit dhe Financave. Në bazë të diskutimev­e që do të zhvillojmë aty, do rishikojmë vendimet për të përshkallë­zuar dhe qëndrimin tonë për vazhdimin e kampionati­t apo masat e tjera", u shpreh Edvin Libohova, kryetari i Ligës Profesioni­ste. "Nëse zoti Libohova përfaqëson këtë ligë, mund të marrë vendime bashkë me ne që të shkojmë drejt një bojkoti, se nuk ka rrugëzgjid­hje tjetër. Të gjithë duhet të jemi këtu, këta ikin të gjithë. Unë nuk imponoj askënd. Jam njeri që i kam paguar të gjitha taksat shtetit dhe shteti duhet të vendosë dorë te sporti", bëri me dije presidenti i Laçit, Pashk Laskaj. "Propozimi që ka ardhur nuk plotëson kushtet e futbollit, ndërsa për paratë që jep privati në formë donacioni duhej gjetur forma ligjore që të mos tatohen. Këtu duhet të ulemi të gjithë dhe të vendosim. Bojkoti i kampionati­t nuk është një vendim që merret nga një pjesë. Ndalimi i kampionati­t është një rast jo i pamundur, por duhet të merret në fund të përpjekjev­e tona institucio­nale dhe konstrukti­ve", theksoi përfaqësue­si i klubit të Teutës, Artan Shyti.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania