Qeveria merr vendimin: 1427 persona do të punësohen në administratë në 2020- ën
Tabelat e plota/ Numri i punonjësve të rinj në Presidencë, Kryeministri e Kuvend Kontrata të përkohshme mujore dhe vjeçare, si do të kryhen pagesat
e 2 punonjës protokoll- arkivi në aparatin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, 1 specialist në DPPPP, dhe 10 specialistë të AKB- së, të përfshirë në lidhjen nr. 1, të sipërcituar, nuk zbatohet pika 3, e vendimit nr. 109, datë 6.3.2019, të Këshillit të Ministrave, "Për vendosjen e standardeve në kryerjen e disa aktiviteteve me punonjës të përkohshëm në njësitë e qeverisjes qendrore",- theksohet në vendimin e Këshillit të Ministrave.
PAGESAT
Ndërkohë në vendimin e qeverisë bëhet me dije se pagesa për emërtesën "Punonjës arkivi ( DPA)", kryhet nga institucionet përkatëse pas miratimit të listëprezencës e shënimeve përkatëse të titullarit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave ( DPA). DPA- ja do të miratojë rregullat për përpunimin e fondit arkivor të mbartur e do të njoftojë për këto rregulla punëdhënësit e Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë brenda një muaji pas miratimit të vendimit. Punonjësit me kontratë në funksionin "Specialist" do të paguhen në përputhje me kategorinë e pagës së funksionit të ngjashëm organik, të përcaktuar në strukturën e institucionit, por, në asnjë rast, kategoria e pagës së tyre në institucionet e pavarura dhe aparatet e ministrive nuk kalon nivelin IV- a dhe në institucionet në varësi të institucioneve qendrore, nivelin IV- b. Përjashtim bëjnë specialistët e aparatit të Kryeministrisë, të cilët paguhen në kategorinë e pagës së nivelit III- b, për të cilët nuk zbatohet pika 7 e vendimit nr. 109, datë 6.3.2019, të Këshillit të Ministrave. Punonjësit me kontratë në funksionin "Operator EDMRS" paguhen në përputhje me kategorinë e pagës së funksionit "Operator" në vendimin nr. 717, datë 23.6.2009, të Këshillit të Ministrave, "Për pagat e punonjësve mbështetës të institucioneve buxhetore dhe të nëpunësve të disa institucioneve buxhetore", të ndryshuar. "Mbulimi i efekteve financiare për punonjësit me kontratë bëhet nga shpenzimet korente, miratuar në buxhetin përkatës të njësive të qeverisjes qendrore. Për punonjësit me kontratë të Shtëpisë së Pushimit Durrës ( MB), të Shtëpisë së Pushimit të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar efektet financiare përballohen nga të ardhurat e vetë institucionit. "Ngarkohen ministritë dhe institucionet të depozitojnë pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë detajimin e numrit të punonjësve me kontratë, kategorinë përkatëse të pagës dhe burimin e financimit të tyre. Ngarkohet ministri i Shtetit për Rindërtimin që, për 25 specialistë për këtë institucion, të bëjë detajimin e tyre në ministritë dhe institucionet qendrore apo në institucionet e varësisë së tyre. Pagesa e këtyre punonjësve bëhet nga institucioni ku do të kontraktohet",- thuhet në vendim.