Palestina kundërshton planin e Trump, presidenti: S'jemi në shitje
Netanjahu: Është shansi i shekullit
Palestina
e ka hedhur poshtë planin e Trump për Lindjen e Mesme si një zgjidhje për konfliktin shumëvjeçar Izrael- Palestinë. Palestinezët kanë dalë në marshim ditën e sotme duke e quajtur "dita e zemërimit", ndërkohë vetë presidenti palestinez, Mahmoud Abbas tha se të drejtat e palestinezëve nuk janë në shitje. "Në themi njëmijë herë ' jo, jo, jo'. E refuzuam këtë marrëveshje që në fillim dhe qëndrimi ynë ishte korrekt", - tha Abbas. Në fakt, plani i Trump konsiston në ndarjen e Jerusalemit duke i mbetur Izraelit si kryeqytet zyrtar, ndërsa kryeqyteti i Palestinës do të ketë zonën lindore të Jerusalemit. Por me këtë propozim, Palestina mund të krijojë shtetin e vet sovran të njohur nga të gjithë, edhe pse në këtë aspekt duhet të japë diçka. Donald Trump është i bindur se plani i paqes për Lindjen e Afërt ka për t'u mirëpritur si nga izraelitët, ashtu edhe nga palestinezët. Plani është "shumë i arsyeshëm për të dyja palët", tha presidenti Donald Trump, kur përshëndeti kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu në Shtëpinë e Bardhë të hënën. Edhe kryeministri izraelit u shpreh optimist, duke thënë se plani mund të jetë "shansi i shekullit". Por tek pala tjetër palestineze nuk ka entuziazëm. Kreu i qeverisë palestineze, Mohamed Shtaje, që nuk ishte i ftuar në Uashington, e refuzoi këtë plan. Ai është i mendimit se masat e prezantuara të martën nënkuptojnë fundin e interesave palestineze. Ky plan u mbështet nga kryeministri izraelit, Netanyahu, i cili tha se ky rast vjen vetëm një herë. Ai e konsideroi planin e Trump si marrëveshjen e shekullit.