Zbardhet lista e re me emrat e 1108 pensionistëve që do të përfitojnë pension suplementar
Ligji i ri/ Cilat janë llojet e përfitimeve, kategoritë që do të marrin më shumë para Astrit Hado: Kemi 9571 përfitues deri në 26 shkurt, vijon verifikimi
Të gjithë atyre qyteta rëve që iu lind e drej ta e përfitimit të pensionit suplementar mund të verifikojnë nëse i plotësojnë apo jo kriteret për të marrë pagesën shtesë. ' Gazeta Shqiptare' publikon sot listën e re me emrat e 1108 përfituesve që mund të tërheqin shtesat e pensionit. Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado në një njoftim zyrtar ka bërë me dije se deri në 26 shkurt 2020 numri i përfituesve ka arritur në 9571 persona. Ndërkohë në ditët në vijim, Gazeta Shqiptare do të vijojë publikimin e listave me emrat e pensionistëve fitues që kanë fituar të drejtën e përfitimit të pensionit shtesë. "Për periudhën 11 - 26 shkurt 2020 i janë shtuar listës së përfituesve nga Ligji nr. 29/ 2019 "Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji" edhe 1108 persona, duke e çuar në 9,571 në total, numrin e përfituesve nga ky Ligj. Nga strukturat e sistemit të sigurimeve shoqërore po punohet për përmbylljen sa më të shpejtë të këtij procesi, në mënyrë që gjithkush të marrë atë që i takon",- thekson Hado.
PËRCAKTIMET NË LIGJ
Ligji nr 29/ 2019 "Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji" përcakton 3 lloj përfitimesh. Specifikisht, këto lloje përfitimesh janë: Pension për shkak të profesionit ( llojit të punës); Shtesë mbi pensionin e pleqërisë; si dhe Shtesë mbi pensionin e invaliditetit. "Pensionin për shkak të profesionit ( llojit të punës) e përfitojnë: a) Ish- punonjësit, të cilët kanë kryer procese pune në miniera në nëntokë; trajtimi me përfitime përpara moshës dhe kushteve të përcaktuara në dispozitat e ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, do të vazhdojë të bëhet sipas përcaktimeve në dispozitat e ligjit nr. 150/ 2014, "Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë" dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
b) Ish- punonjësit, të cilët kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit, në profesione e punë të përcaktuara në pasqyrën nr. 1, "Punë, që hyjnë në kategorinë e parë", krerët IV, pikat 2 e 3, dhe XI, të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, "Për ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni", të ndryshuar.
c) Ish- punonjësit, të cilët kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit, në profesione e punë të përcaktuara në pasqyrën nr. 2, "Punë, që hyjnë në kategorinë e dytë", kreu V, të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, "Për ndarjen e punëve në kategori, për efekt pensioni", të ndryshuar, dhe personeli inxhiniero- teknik, që ka punuar në ndërmarrjet e sistemit të naftës, sipas listës së miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, ç) Ish- punonjësit, të cilët kanë punuar në metalurgji në profesione, punë dhe ndërmarrje, sipas përcaktimeve në krerët III, VIII e XII, të pasqyrës nr. 1, të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, "Për ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni",- thuhet në ligj.
Ndërkohë shtesë mbi pensionin e pleqërisë dhe mbi pensionin e invaliditetit, e përfitojnë: ish- punonjësit, të cilët kanë përfituar pension pleqërie ose do të plotësojnë kushtet për të përfituar pension pleqërie, shtesën mbi pension, sipas shkronjës "a", e përfitojnë të gjithë personat që kanë jo më pak se 6 vite në profesionet dhe punët e përcaktuara në këtë ligj; si dhe shtesën mbi pension, sipas shkronjës "a", të kësaj pike, e përfitojnë edhe personat që marrin pension sipas ligjit nr. 150/ 2014 "Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë", kur data e lindjes së të drejtës për pension është deri më 31.12.2014.