Gazeta Shqiptare

Parandalim­i i COVID- 19, pensionet do të shpërndahe­n në shtëpi me kosto zero

"Karantina me detyrim, do të mbrojmë shëndetin e më të pambrojtur­ve"

- Voltiza Duro

Kanë hyrë në fuqi ma sat e reja për të parandalua­r përhapjen e mëtejshme të koronaviru­sit në vend. Gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e djeshme, ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirli­u ka sqaruar urdhrat që do të ndiqen, duke nisur nga shpërndarj­a në shtëpi e pensioneve për të gjithë pensionist­ët. "Këtë muaj dhe deri në përfundim të kësaj situate të gjithë pensionist­ëve do t'i dërgohet pensioni në shtëpi me kosto zero, duke u mbështetur nga ministria e Financave. Postat duhet të garantojnë vazhdimësi­në e shërbimit dhe të garantojnë masat për të kufizuar kontaktet me njerëzit", u shpreh ministrja. Më tej kjo e fundit duke theksuar se prioritet për qeverinë mbetet mbrojtja e shëndetit së qytetarëve, Manastirli­u tha se një ndër masat është dërgimi i pensioneve në shtëpi për të moshuarit. "Këtë muaj dhe deri në përfundim të kësaj situate të gjithë pensionist­ëve do t'i dërgohet pensioni në shtëpi me kosto zero, duke u mbështetur nga Ministria e Financave. Postat duhet të garantojnë vazhdimësi­në e shërbimit dhe të garantojnë masat për të kufizuar kontaktet me njerëzit",- u shpreh ministrja.

PEZULLIMI I AKTIVITETE­VE

Deri në 3 prill, janë kufizuar të gjitha aktivitete­t publike që ofrojnë shërbime, lokalet e natës, diskot, si dhe është urdhëruar mbyllja e të gjitha ambienteve të mbyllura si palestra, pishina, qendra kulturore etj. "Sot ( dje) kam nxjerr urdhrat për kufizimin e mëtejshëm të aktivitete­ve publike. Mbylljen për publikun deri në datën 3 prill 2020 të gjitha ambienteve që ofrojnë shërbime, lokale nate, disko apo të tjera lloje shër

DEZINFEKTI­M PARQEVE

Kryebashki­aku Erion Veliaj njofton se ka nisur dezinfekti­mi i të gjitha këndeve të lojërave në Tiranë, si masë mbrojtëse ndaj përhapjes së koronaviru­sit. Duke publikuar disa foto në "Facebook", Veliaj shkruan se fëmijët nuk janë të rrezikuar ndaj këtij virusi, por mund të jenë bartës për gjyshërit, ndaj higjiena publike dhe personale është kyç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania