Gazeta Shqiptare

SHERRI POLITIK

"Maskat përdoren pas skadencës", kryeminist­ri: Stafi mjekësor, rrogë shtesë 1 mijë euro

- Valentina Madani

Akuzat e PD- së se janë shpërndarë 1.2 mln maska të skaduara duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve përplasi në distancë kryeminist­rin Edi Rama dhe liderin e opozitës, Lulzim Basha. Nga mbledhja e qeverisë, kryeminist­ri deklaroi se ata që hedhin akuza, kërkojnë pushtet me shpifje. "Ka vetëm një palë maska të dëmshme në Shqipëri: maskat e atyre që dhe kur ky vend lufton me jetën nën gërmadhat e tërmetit apo me një virus kërcënues për planetin, s'ndalen së kërkuari pushtet me shpifje, sherr, rrëmujë! Po përsëri, Shqipëria do t'ia dalë, sepse shqiptarët s'janë vetëm!", - u shpreh z. Rama. Por, përmes një postimi në "Tëitter", Basha shkruan se në vend që të sulmojë opozitës, Rama duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara. Basha kërkoi që t'u jepet fund justifikim­eve për të fshehur dështimin dhe gënjeshtra­t që fshehin paaftësinë. "Në vend që të sulmojë opozitën, Edi Rama duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara? Gënjeshtra­t dhe sulmet kundër opozitës nuk i shërbejnë as sigurisë dhe as jetës së shqiptarëv­e! Janë mijëra burra, gra dhe fëmijë që duhen mbrojtur. Boll me justifikim­e që fshehin dështimin, boll me gënjeshtra që fshehin paaftësinë, bëj detyrën dhe merr masa reale kundër epidemisë, për hir të gjithë shqiptarëv­e", - theksoi z. Basha. Përplasja mes tyre vijoi në një tjetër reagim të Edi Ramës, i cili u shpreh se maskat kanë ardhur nga Kanadaja.

REAGIMI

Gjatë komunikimi­t me mediat në mbledhjen e qeverisë, Edi Rama iu përgjigjur sërish akuzave të PD- së se janë shpërndarë maska të skaduara për mjekët. Rama u ka bërë thirrje pakëve politike që në këtë moment të bashkohen dhe të punojnë bashkë për të mirën e shëndetit të shqiptarëv­e, ndërsa tha se këto maska kanë ardhur nga një fondacion bamirësie nga Kanadaja. Ai tha se këto maska mund të përdoren edhe pas skandencës nga mjekët, të cilët nuk janë në kontakt direkt me të sëmurët. "Këto janë maskat që janë shpërndarë për të gjithë personelin shëndetëso­r që nuk janë të përfshirë në frontin e parë me të sëmurët. Janë maska që kanë ardhur në Shqipëri si dhuratë nga një fondacion ' Bijtë e Shqipes', nga Kanadaja. Janë ndaluar në doganën e Durrësit për shkak se në vend ka pasur një regjim doganor edhe për dhuratat humanitare. Ishin të destinuara për një shoqatë bamirësie, e cila pas thirrjeve të autoritete­ve,

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania