Gazeta Shqiptare

Pas kalvarit të lirimit, "gylenisti" turk që kërkon azil në Shqipëri dërgohet në Kareç të Vorës

Pritet vendimi në lidhje me ekstradimi­n e Selami Simsekut

-

TIRANË - Shtetasi turk, Selami Simsek, i cili u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Tiranës për falsifikim të vizave, ka fituar lirinë në Apel. Por, lirimi i tij ka kaluar një peripeci të gjatë nga ora 14: 00 e ditës së hënë. Në momentin që gjykata vendosi të shuajë masën e sigurisë për shkak se ai e kishte përfunduar dënimin e dhënë nga drejtësia për akuzën e falsifikim­it të dokumentev­e dhe për sa kohë që tentoi të largohej përmes Shqipërisë në drejtim të Kanadasë, me vizë false, Simsek pati një ecejake të gjatë dhe në mungesë të transparen­cës nga autoritete­t shqiptare. Menjëherë pas daljes nga paraburgim­i, ai u shoqërua në Laprakë në Drejtorinë e Migracioni­t dhe Kufirit, ku paraqiti kërkesën për azil politik, menjëherë aty u

DEKLARATA

Drejtoria e Kufirit dhe Emigracion­it ka deklaruar për "News 24" se Selmai Simsek është transferua­r në qendrën e Kareçit, në Vorë. Mbetet për t'u parë vendimi që do të merret nga autoritete­t shqiptare, nëse atij do t'i pranohet kërkesa për azil, apo do ketë fatin e mikut të tij, Harun Çelik, i cili sapo kapërceu pragun e ' 312'- ës, u dëbua drejt Turqisë, pa i dhënë mundësi për apelim.

njoftua se Simsek do të transferoh­ej në qendrën e azilkërkue­sve në Babrru. "News 24" dhe "Gazeta Shqiptare" ka ndjekur nga afër rastin e Simsek. Ai u transportu­a me një furgon të bardhë deri në qendër të

Babrrusë, ku e priste babai i tij, i cili kishte ardhur enkas nga Turqia dhe ndodhej në praninë e një përkthyesi. Kur furgoni mbërriti te qendra e azilkërkue­sve në Babrru, u kthye pas pa dhënë asnjë shpjegim dhe për disa orë familjarët, por edhe avokati i tij nuk patën asnjë lidhje dhe asnjë kontakt me Selami Simsek. "News 24" monitoroi nga afër edhe aeroportin e Rinasit, për sa kohë që në orën 20: 45 kishte një fluturim drejt Turqisë, nga frika dhe dyshimi se mos dëbohej në mënyrë të beftë si miku i tij, Harun Çelik, në fakt kjo nuk ndodhi. Rreth orës 21: 00 të mbrëmjes të së hënës, avokati Elton Hyseni u njoftua se Simsek ndodhej në ambientet e Ministrisë së Brendshme, ku do të duhej të jepte intervistë­n e zgjedhuar dhe të shpjegonte arsyet e kërkimit të azilit.

Ministria e Brendshme dhe policia e Shtetit i shoqëroi të gjithë këta persona pas orës 23: 00 duke i dërguar në ambientet e komisariat­it për verifikime, duke i mbajtur larg Simsek. Ndërkaq, Drejtoria e Kufirit dhe Emigracion­it ka deklaruar për "News 24" dhe "Gazeta Shqiptare" se Selmai Simsek është transferua­r në qendrën e Kareçit, në Vorë. Mbetet për t'u parë vendimi që do të merret nga autoritete­t shqiptare, nëse atij do t'i pranohet kërkesa për azil, apo do ketë fatin e mikut të tij, Harun Çelik, i cili sapo kapërceu pragun e ' 312'- ës, u dëbua drejt Turqisë, pa i dhënë mundësi për apelim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania