Gazeta Shqiptare

Paga mesatare në ekonomi u rrit me 3.5%, arrin 425 euro

Papunësia zbret në 11.2% në tremujorin e katërt 2019- ës, niveli më i ulët në 30 vjet Raporti 2019, bankierët paguhen dyfishin e rrogës mesatare

- Ornela Manjani

Paga mesatare në ekonomi është rritur me 3.5 gjatë vitit 2019 në krahasim me 2018- ën, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë gjatë tremujorit të katërt 2019 është 53.458 lekë, duke u rritur me 2.2%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga INSTAT- i, gjatë vitit 2019 paga mesatare bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri është 52.380 lekë dhe krahasuar me vitin 2018 u rrit me 3.5%, ose rreth 425 euro. Më të paguarit në vend janë ata që punojnë në sektorin bankar dhe të sigurimeve, dyfish mbi mesataren. Sipas INSTAT- it, gjatë tremujorit të katërt 2019, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në grup- aktiviteti­n e aktivitete­ve financiare dhe të sigurimit është 2.15 herë më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupaktivi­tetin e bujqësi, pyje dhe peshkim është 34.3% më e ulët. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të katërt 2019 paga mesatare bruto në grup- aktiviteti­n arte, argëtim dhe çlodhje, aktivitete të tjera shërbimi ka rritjen më të madhe prej 6.8%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Bujqësia, pyjet dhe peshkimi ka një ulje prej 5.9%. Gjatë tremujorit të katërt 2019, paga mesatare mujore bruto suar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, ndërsa në grup- profesioni­n e të punësuarve si ligjvënës, nëpunës të lartë të administra­tës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë ka një ulje prej 2.7%.

PAPUNËSIA

Papunësia shënoi rënie të mëtejshme gjatë tremujorit të fundit të vitit 2019, e nxitur nga rritja e punësimit në sektorin e industrisë, shërbimeve dhe bujqësisë. Sipas INSTAT- it, në tremujorin e katërt 2019 shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 11.2%. Në terma vjetorë, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 1.1 pikë përqindje. Nga ana tjetër, ritmi vjetor i rritjes së punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i katërti vitit 2018 në tremujorin e katërt të vitit 2019 është 3.1%. Në terma vjetorë, rritja e punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë është 6.4% në sektorin e industrisë, 2.3% në sektorin e shërbimeve dhe 2.3% në sektorin e bujqësisë. Në

tremujorin e katërt 2019, shkalla e punësimit për popullsinë 15- 64 vjeç është 61.6%. Gjatë këtij tremujori, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2018, numri i të punësuarve gjithsej u rrit me 3.1%, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2019, ky tregues u rrit me 0.1%. Shkalla e pjesëmarrj­es në forcat e punës, për popullsinë 15- 64 vjeç është 69.7%. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2018, shkalla e pjesëmarrj­es në forcat e punës është 1.0 pikë përqindje më e lartë, ndërkohë krahasuar me tremujorin e mëparshëm ky tregues shënon një ulje prej 0.1 pikë përqindje. Për gratë, shkalla e pjesë

marrjes në forcat e punës është 61.9%, ndërsa për burrat ky tregues është 77.7%. Për burrat, shkalla e pjesëmarrj­es në forcat e punës është 15,8 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018, shkalla e pjesëmarrj­es në forcat e punës për gratë është rritur me 1.3 pikë përqindje dhe për burrat është rritur me 0.8 pikë përqindje. Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2019, shkalla e pjesëmarrj­es në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15- 29 vjeç është 51.7%. Për popullsinë 30- 64 vjeç, në tremujorin e katërt 2019, shkalla e pjesëmarrj­es në forcat e punës është 79.2%.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania