Gazeta Shqiptare

“Kështu, njeriu kalon në shekuj, në vend që të naltësohet ndër sfera të kullueta e të shklasi nga ylli në yll me hapa përparimi, njeriu poshtnohet e bahet derr dhe Sokratin e dëbon të fyem tue i ve maskën e derrit. Qashtu njeriu ja luajti lojën ... kujt

-

tencës njerëzore, që janë përgjegjës për pasojat e veprimeve të krijimit të historisë nga sipër dhe jo të krijimit të historisë nga poshtë, ose në bashkëvepr­im.

Por, historia politike e Shqipërisë, është plot keqkuptime të shëmbëllty­rave.

Unë do të përshëndes­ja çdo veprim të drejtë politik në raport me dobishmëri­në shoqërore dhe jo në raport me dobishmëri­në klanore.

Njëshi i Ekzekutivi­t duhet të heqë dorë përfundimi­sht nga pozita e Mesias.

Ai është kryenëpunë­si i shtetit, me mandat të përkohshëm, nuk ka targ, qoftë edhe mbi të mirat dhe të metat tona njerëzore, ai nuk është një kryemësues moral, sepse askush nuk mund të vërtetojë moralin e tij, sepse askush nuk mund të identifiko­jë vetveten, qoftë edhe tek një njeri i vetëm.

Askush nuk ka targ të bëjë rilindjen morale të shoqërisë, nisur qoftë edhe nga një njeri politik.

Historia e njerëzimit na mëson diçka më substancia­le për moralin.

Imoralitet­i i llahtarshë­m i ditëve të fundit të Perandoris­ë Romake ( liri e pakufizuar seksuale, mungesa e çdo lloj ligjshmëri­e, mungesa e çdo lloj bindje njerëzore), solli në lindjen e moralit kundërshtu­es, që u quajt krishtërim.

A nuk është Shën- Pali me letrat e tij të famshme moralisti më i madh i të gjitha kohërave?

A nuk degjeneroi edhe morali i krishtërim­it nga inkuizicio­ni mesjetar?

A nuk e përdori kartën dhe kodin e moralit sistemi komunist, madje me luftën e tij pa kompromis “ndaj shfaqjeve të huaja”? A nuk dështoi?

A nuk duhet të nxjerrim mësime nga këto dështime?

A nuk mund të kuptojmë se zhvillimet e drejta shoqërore, i lindin edhe institucio­net e drejta politike dhe jo e kundërta?

A nuk duhet të kemi në vëmendjen tonë të vërtetën e prekshme të krejt substancës shoqërore dhe nuk duhet ta mbivlerëso­jmë të pjesshmen, qoftë kjo edhe parti politike në raport me të tërën?

A mund të kemi dy popuj brenda një kombi: Një popull socialist krejtësish­t të korruptuar, pa moral; si edhe një popull demokratis­t, të pakorruptu­ar dhe me moral?

A mund të kemi një shumicë parlamenta­re të pakorruptu­ar dhe një pozitë vetëm të korruptuar?

A mund të kemi një shoqëri të ngjashme me letrat e bixhozit, ku njëra figurë është lart dhe tjetra është poshtë?

A nuk kemi kështu një variant të ri të luftës makabre të klasave,

Për fat të keq, opozita në Shqipëri është e përçarë, rutinore, provincial, e plogët e hutuar.

Më e keqe se përçarja, është mungesa e ideve të vërteta politike, ka një amulli dhe një plogështi për të marrë nisma politike të thekshme.

Opinioni publik në Shqipëri është i instrument­alizuar nga grupet e interesave, liria e shtypit tani është më e pakët, më e shtangur sesa disa vite më parë.

Kriticizmi intelektua­l, ndaj qeverisë dhe pushtetit, gati nuk ekziston.

Servilizmi mediatik është kthyer në një ritual.

Askush nuk kundërshto­n, askush nuk mbron një të drejtë legjitime, madje edhe një të drejtë njerëzore.

Politika është kthyer në një lojë, por jo në një realitet.

Natyrisht, e gjithë kjo nuk duhet parë në mënyrë fatale dhe as të thjeshtëzu­ar.

Por pa prekur nervin e sendeve, nuk mund të ketë zhvillim.

Kjo mund të jetë edhe e rrezikshme, por absolutish­t e dobishme.

Këtu është në fund të fundit, sekreti i moralit të vërtetë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania