Gazeta Shqiptare

Qytetarët, ende të pandërgjeg­jësuar

-

Situata në rrugët e Tiranës dje ka qenë si një ditë normale për qytetarët. Përveç një pjese të vogël qytetaresh, të cilët kanë marrë masa duke vendosur maska, apo edhe doreza, të tjerët vijojnë rutinën e tyre të përditshme. Kafenetë vazhdojnë të jenë plot. Urdhri i qeverisë që tavolinat në lokale të kenë një distancë më shumë se 2 metra, në lokalet që "News 24" vëzhgoi, nuk është respektuar. Edhe në disa supermarke­te, shitësit u shërbejnë klientëve pa doreza e maska, duke rrezikuar me së shumti veten e tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania