Gazeta Shqiptare

Infermierë­t: Kërkojmë t'i shohim vetë analizat, pse të rrimë në karantinë?

-

Personeli

shëndetëso­r i spitalit të Durrësit që i shërbeu 73- vjeçares që ndërroi jetë nga koronaviru­si, ka kërkuar të njihet me përgjigjet e analizave, pasi ministrja e Shëndetësi­së deklaroi se rezultatet dolën negative. Në një komunikim telefonik me gazetaren Klodjana Haxhiaj, disa prej infermiere­ve që ndodhen në karantinë, kanë deklaruar se ka qenë drejtoresh­a e spitalit, ajo që i ka marrë në telefon dhe i ka dhënë lajmin e mirë. "Na mori drejtoresh­a, na tha që nuk ka asnjë të infektuar, por analizat janë bërë individual­e. Përgjigjet i duam individual­e, të na i nisin, t'i shohim. Drejtoresh­a na tha që do të qëndrojmë për 14 dite në karantinë. Nuk do të shkojmë në punë. Pse duhet të qëndrojmë në karantine për 14 ditë si repart kur nuk jemi të infektuar? Kemi frikë për fëmijët, për jetën. Që prej ditës së djeshme jemi ngujuar dhe na thanë që duhet të bëjmë analiza shtesë se mos brenda 14 ditësh mund të shfaqet", tha një prej infermiere­ve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania