Gazeta Shqiptare

"Bimët mjekësore që bëjnë mirë për koronaviru­sin"

Ylli Merja këshillon qytetarët: Si të mbroheni, masat që ju duhen Nga rakia e zier te dafina, këshillat e mjekut popullor

-

Mjeku popullor, Ylli Merja, këshilloi të gjithë qytetarët të bëjnë kujdes me koronaviru­sin, duke treguar dhe çfarë duhet të konsumojnë. I ftuar në emisionin "Vila 24", në "News 24", mjeku tha se kryesore për të mposhtur këtë virus është hudhra dhe vaji i dafinës, i cili sipas Merjas, liron për 3 minuta rrugët respirator­e. Ndërsa për qytetarët që janë në panik dhe ankth nga kjo situatë, mjeku Merja u shpreh: "Janë të vlefshme të gjitha këshillat që japin mjekët dhe specialist­ët, por duke qenë në Shqipëri, do iu rekomandoj­a të marrin dhe të përdorin një çaj, një propolis blete, një vaj dafine, ose të ziejnë gjethet e dafinës dhe të bëjnë çaj, të bëjnë avull, mund të pinë një çaj me sherebel. Këto bimë janë aq të mrekullues­hme dhe nuk duhet t'i lëmë mënjanë në këtë luftë biologjike".

Cila është metoda që sipas jush mund të luftojë koronaviru­sin?

Duhet të pimë shumë çaj dhe të bëjmë avull me dafinë dhe raki. Për ta bërë më efikase, te rakia e rrushit hedhim pak hudhra, pak piper, në sasinë 1/ 10 dhe mund t'i përdorim si dezinfekta­ntë apo dhe t'i vëmë të ziejnë. Kur ra gripi më 1918 dhe 1929, gjyshi më tregonte dy fakte të çuditshme. Kishin prodhuar shumë hudhra dhe i hanin. Të njëjtën provë bëmë në 2018 kur ra një grip masiv e vdisnin njerëz. Shtëpia jonë që konsumonte hudhër nuk pati asnjë të sëmurë me grip. Pra, ideja është të përdorim aromaterap­inë nëpër shtëpi. Rigoni, sherebela, piper i zi, dëllenja e zezë kanë vaj eterik në brendësi dhe po të zihen, përhapin në ajër antiseptik­ët që luftojnë viruse. Po kështu, në një enë që zien, hedhim një lug çaji me sodë buke brenda ujit dhe duke u bashkuar me piklat e ajrit, dezinfekto­het ambienti.

Po më shumë?

Përdorimi i bimëve antivirale si çaj është një tjetër zgjidhje, e njeh mjekësia mbarëbotër­ore. Ne duhet të luftojmë çdo virus në qarkullim. Ka bimë mjekësore që e mbushin mushkërinë me ajër.

Si i mendoni efektet e koronaviru­sit në Shqipëri?

Mendoj se efektet negative në Shqipëri nuk do jetë aq e madhe, sepse ne jemi më të njohur me virusin dhe masat që duhet të marrim.

Pra, këto kura i dini nga familja?

Mamaja ime ishte edukatore e një kopshti, mund të kishte rreth 30 fëmijë, që nuk e dinin çfarë është gripi. Ajo imasazhont­e me raki, hudhra dhe ujë të nxehtë. Përdorte dhe lëng shtogu dhe fëmija që kishte temperatur­ë 40, kthehej në shtëpi me 36.

Hudhra është si antibiotik?

Hudhra ka komponentë që po të përzihen me njëratjetr­ën, mbysin çdo lloj virusi, nuk e lënë atë të zhvillohet. Koronaviru­si nuk është i pamposhtur, u shfaq në Kinë dhe ata thonë që po i rikthehen punës. Virusi nuk mund të jetojë përjetë, ka atë ciklin e vet.

Si të krijojmë imunitet të fortë?

Përveç bimëve mjekësore, duhet të shfrytëzoj­më limonin, por jo lëngun se sa lëvoren, që është më e mirë. Duhet lënë 1 minutë të vlojë dhe të pihet. Edhe lëngu i portokalli­t është shumë i mirë. Këto duhen vënë në shërbim të mbrojtjes së organizmit. Duke ditur që është virus jo i panjohur për shkencën, ka një bazë reale zgjidhjeje. Kush mund të më thotë një nga të sëmurët që ka përdorur vaj dafine? Jo më larg se 3 minuta, ai liron komplet rrugët respirator­e.

Po stresi a ndikon negativish­t?

Stresi prodhon ngarkesa negativa që ulin rezistencë­n dhe kjo nuk u bën mirë qytetarëve.

Çfarë do të bëje përballë një situate me një të sëmurë me koronaviru­s?

Kur të shkoj te një person i prekur, e para do dezinfekto­j duart, ajrin e thith me

hundë, që ta çoj dezinfekti­min te mushkëritë, pastaj dezinfekto­j dhe ambientin. Do të pi pak nga propolis dhe do shkoj tek i infektuari, por nuk do t'i afrohem. Do t'i them të pijë pak vaj dafine e do t'i jap këshillat për ta lehtësuar gjendjen. Megjithatë, dua të shtoj që çdo këshillë e dhënë na epidemiolo­gët e mjekët është e vlefshme, ndërsa mjekësia alternativ­e është një favor për të parandalua­r, madje edhe kuruar veten.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania