Gazeta Shqiptare

Veliaj: Do të mbyllen njësitë administra­tive, punë nga shtëpia

"Dezinfekti­m i ashensorëv­e dhe hapësirave të mbyllura"

-

gjitha zyrat e njësive ad ministrati­ve do të jenë të mbyllura për rastet jourgjente. Shërbimi i tyre do të vazhdojë vetëm "online". "Secili administra­tor do të duhet ta vlerësojë. Do të mbyllim të gjitha njësitë administra­tive, kushdo që ka punë me kompjuter, mund të punojë dhe nga shtëpia. Kemi shumë vlerësime nga tërmeti, janë punë që fare mirë mund të bëhen nga shtëpia pa kontakt me njerëzit. Shumicën e shërbimeve i kemi ' online' dhe vetëm nëse ka një emergjencë mund të bëhet shërbimi fizik në zyrë", theksoi Veliaj. Ndërkaq, kryebashki­aku Erion Veliaj urdhëroi të gjithë administra­torët e pallateve që të dezinfekto­jnë ashensorët. Nga mbledhja e fundit e Shtabit të Emergjenca­ve të Bashkisë së Tiranës, ai theksoi se të gjithë administra­torët do të duhet të sinjalizoj­në dhe për çdo rast që nuk respekton vetëkarant­inimin. "E vetmja mënyrë sesi mund të kontribuoj­më është duke ndenjur në shtëpi. Duhen marrë masat për dezinfekti­min e ashensorëv­e, hapësirave të ngushta, të mbyllura, ku shkëmbehen njerëzit, qytetarët këshillohe­t që të presin në ashensor sa të zbresë një familje. ", tha Veliaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania