Gazeta Shqiptare

MASAT

-

Qeveria vendosi dje të nxjerrë në terren ushtrinë dhe policinë për të verifikuar nëse të ardhurit nga Italia apo zona të prekura nga koronaviru­si e respektojn­ë vetëkarant­inimin të paktën 14 ditë. Nëse ata shihen në rrugë do të gjobiten 5 mijë euro dhe me rikthimin e situatës në normalitet do u ndalohet të dalin jashtë shtetit nëse gjoba nuk shlyhet. Kryeminist­ri Edi Rama, me anë të një video- mesazhi në "Facebook", paralajmër­oi paraditen e djeshme se në orët e pasdites në rrugë do të dalin policë dhe ushtarakë për të mbajtur situatën nën kontroll. Dhe ashtu siç paralajmër­oi kryeminist­ri Edi Rama, ushtria dhe policia nisi kontrollet në terren për monitorimi­n e zbatimit të masave parandalue­se për koronaviru­sin. Janë ngritur postblloqe në Vlorë e në Lezhë, ku po ndalohen mjetet me targa të huaja, për të intervistu­ar udhëtarët, në mënyrë që të kuptohet historiku i lëvizjes së tyre, nëse kanë kaluar apo jo nga vende që janë në zonën e kuqe.

VENDIMI

Kryeminist­ri Edi Rama njoftoi, gjithashtu, se ka marrë vendimin për të mbyllur të gjitha baret dhe restorante­t, pasi nga dita e djeshme është konstatuar që asnjë lokal nuk respektoi rregullat e reja të vendosjes së tavolinave dy metër distancë nga njëra- tjetra, si masë parandalue­se për koronaviru­sin. Ishte ministrja e Shëndetësi­së Ogerta Manastirli­u që pas mbledhjes së ekspertëve kërkoi përshkallë­zim të masave kufizuese, ku secili bar apo restorant që nuk e zbaton vendimin, do të gjobite me 20 milionë lekë të vjetra. Kreu i qeverisë tha se kjo masë do të nisë të zbatohet fillimisht në Tiranë dhe Durrës. "Ndjesë, por duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend, detyrohemi të mbyllim të gjitha restorante­t, baret, klubet, në Tiranë dhe Durrës fillimisht!", shkruan Rama. Një vendim ky që vjen pasi shumica e shqiptarëv­e nuk u ndërgjegjë­suan pas masave kufizuese të lëvizjes që qeveria ndërmori pas identifiki­mit të rasteve të para të të prekurve me koronaviru­s në vendin tonë, ku tashmë u shënua edhe viktimë. "Kjo nuk është kohë pushimesh dhe argëtimesh jashtë shtëpisë, po kohë lufte dhe kjo luftë fitohet vetëm duke kufizuar lirinë tënde, duke ndryshuar rrënjësish­t mënyrën e jetesës dhe duke ruajtur familjen tënde nga kontaktet e tua me jashtë. Frikë aspak, kujdes po. Madje shumë fare", shkruan shefi i mazhorancë­s.

NDËSHKIMI

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në një komunikim live në Facebook, apeloi sërish për kujdes dhe masa të shtuara e disiplinë për parandalim­in e koronaviru­sit. Rama njoftoi se do të bëhen kontrolle për të gjithë ata që janë kthyer

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania