Gazeta Shqiptare

Soreca: BE, në kontakt të ngushtë me Shqipërinë për koronaviru­sin

-

Bashkimi

Europian po punon në të gjitha frontet për të trajtuar shpërthimi­n e COVID- 19, duke përfshirë koordinimi­n e veprimeve të shteteve anëtare dhe mobilizimi­n e ndihmës financiare. Ambasadori i BE- së, Luigi Soreca, në një postim në Twitter shprehet se jemi në kontakt të ngushtë me Shqipërinë. Qeveria shqiptare, vijon ai, është e gatshme të mbështesë përpjekjet e tyre për një përgjigje të koordinuar. Qendra Evropiane për Parandalim­in dhe Kontrollin e Sëmundjeve ( ECDC), agjencia e BE që synon forcimin e mbrojtjes së Europës kundër sëmundjeve infektive publikon azhurnime të përditshme epidemiolo­gjike për situatën nga COVID 19 në të gjithë botën. ECDC, gjithashtu, ofron mbështetje në terren për të vlerësuar situatën dhe për të parë se çfarë masash të mëtejshme mund të merren kur shpalosen ngjarjet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania