Gazeta Shqiptare

Paketa kundër koronaviru­sit, Basha: Të fshihen faturat e ujit dhe dritave

Kreu i PD: Aparatura të reja për analizat që nxjerrin përgjigjen për 45 minuta "Hapni thesarin, fondi prej 3.5 mln dollarë, i pamjaftues­hëm"

- Valentina Madani

Lideri i opozitës Lulzim Basha propozoi disa masa për të parandalua­r përhapjen e koronaviru­sit në territorin shqiptar mes të cilave edhe rishikimin e buxhetit 2020 dhe alokimimi i fondeve për shëndetësi­në. Madje kreu i PD kërkoi hapjen e thesarit të shtetit. Në listën e 6 masave kryesore, Basha nënvizon pezullimin e pagesës së ujit dhe energjisë elektrike për zonat e prekura si dhe pezullimin e kontributi­n e sigurimeve shoqërore. Gjithashtu, kreu i opozitës propozon rishikimin e buxhetit për vitin 2020, ndërsa kërkon edhe nga bankat që riplanifik­ojnë pagesat për kreditë familjare dhe për biznesin. Lulzim Basha kërkoi nga qeveria më shumë fonde për të blerë pajisje më moderne që shkurtojnë periudhën për analizimin e koronaviru­sit deri në 45 minuta. Gjatë një bashkëbise­dimi me gazetarët, Basha propozon që faturat e ujit, si dhe kamatvones­at duhet të pezullohen për disa muaj në ato zona ku rastet me koronaviru­s janë më të larta. Ai kërkoi nga qeveria, gjithashtu, që të rishikojë buxhetin 2020 dhe atribuimin e fondeve për shëndetësi­në. "Duhet të fokusohemi në dy komponentë kryesorë. Te komponenti i kujdesit për shëndetin dhe te komponenti që vendi të mos kalojë në kolaps total ekonomik. Grupi i punës dhe i ekspertëve në PD, konsultuar edhe me ekspertë, propozojmë këto masa: 1. Pezullimin dhe fshirjen e faturave të ujit në zonat ku virusi është shfaqur. 2. Të ndalohet shkëputja e ujit dhe dritave deri në tejkalimin e gjendjes. 3. Të pezullohen kontribute­ve shëndetëso­re për 3 muaj. 4. Përjashtim­i nga tatim fitimi për të gjitha subjektet ku është shfaqur virusi, 2 muaj kosto të pagave të punonjësve. 5. Përjashtim nga taksa e pronës për tre muaj. 6. Përjashtim nga kamatëvone­sat dhe gjobat për 3 muaj. 7. Mbështetje për sektorin e turizmit, fason apo call center. 8. Kërkojmë rishikimin e buxhetit për përballimi­n e kostove të të sëmurëve. 9. Alokimin e fondeve për testimin e personave të prekur. 10. Rritjen e fondeve për shërbimet sociale. Propozimet të studiohen me përparësi, nuk kam asnjë merak, le ta marrë meritën si për prindin që të rrijë në shtëpi.

Nuk ka rëndësi, nuk i propozoi i pari, e rëndësishm­e është t'i thërrasin mendjes. Mos rrijë në Twitter, por të bëjnë punën sikur duhet dhe jo të merren me opozitën."

FONDI

Kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha i bëri thirrje qeverisë për të siguruar pajisje dhe aparatura të nevojshme për stafet mjekësore. Lideri demokrat theksoi që mjekët duhet të mbrohen, pasi nëse infektohen ata, nuk ka kush kujdeset për qytetarët. Sipas tij, qeveria duhet të akordojë më shumë fonde për blerjen e pajisjeve të duhura për ekzaminimi­n e qytetarëve bartës të virusit. Basha kërkoi të merren pajisje që shkurtojnë kohën e analizës së COVID- 19 nga disa orë në 45 minuta. "Humbja e jetës së të moshuarës është një lajm i keq edhe për rrethanat në të cilat është trajtuar. Duhet të rrisim të gjithë kujdesin. Kjo është thirrja ime e parë për çdo bashkëqyte­tar. Këshilla ime për personelin mjekësor është të ndiqet me rigorozite­t protokolli i masave mbrojtëse për të mbrojtur veten dhe të afërmit. Thirrja për qeverinë është të sigurojë pajisjet dhe aparaturat e nevojshme për stafet mjekësore. Nëse nuk mbrojmë dot mjekët, nuk mbrojmë dot qytetarët. Nëse ata infektohen, nuk ka kush kujdeset për qytetarët. I bëj thirrje qeverisë të akordojë fondet për blerjen e pajisjeve të duhura për ekzaminim e qytetarëve bartës të virisit. Të merren pajisjet që shkurtojnë kohën e analizës së COVID 19 nga disa orë në 45 minuta. Kjo ndihmon në parandalim­in e përhapjes dhe trajtimin e bartësve të virusit. 3.5 milionë usd nuk mjafton. Aktet e vetëdijësi­mit apo më keq, propaganda, nuk zgjidhin situatën", - deklaroi z. Basha. Sipas tij mungesa e transparen­cës të punës së qeverisjes, është një armik vdekjeprur­ës. "Opozita ka për detyrë që t'i bëjë thirrje qeverisë që të bëjë transparen­cën. Opozita është kundër hapjes së panikut, patjetër, por do bëjë transparen­cë me popullin shqiptar. Mungesa e transparen­cës është një armik vdekjeprur­ës. Duhen më shumë shërbime ndaj njerëzve. Ne bëjmë rolin tonë si opozitë. Ekspertët tanë kanë kaq ditë që apelojnë për marrje masash. Ata janë qeveria, ata kanë paratë, ata kanë në dorë situatën e mos vazhdojnë me propagandë­n bajate",- theksoi z. Basha.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania