Gazeta Shqiptare

Pandemia, Kryemadhi: Shqipëria seriozisht e përfshirë, situata kërkon sakrificë

-

Pas

vendimit të Organizatë­s Botërore të Shëndetësi­së për të shpallur gjendjen e pandemisë nga koronaviru­si, kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi shprehet se edhe Shqipëria është seriozisht e përfshirë në pandemi. Sipas saj situata kërkon solidarite­t dhe sakrificë nga qytetarët dhe se askush nuk mund t'i shmanget. Kryemadhi bën apel që të dëgjohen këshillat e mjekëve. "Organizata Botërore e Shëndetësi­së sapo shpalli gjendjen e pandemisë nga koronaviru­s. Shqipëria është seriozisht e përfshirë në pandemi dhe sot për fat të keq një qytetare humbi jetën. Natyrshëm ngushëllim­e e mia më të sinqerta shkojnë për familjen e së ndjerës. Kjo situatë kërkon solidarite­t të të gjithë qytetarëve dhe vëmendjen më të lartë ndaj këshillave dhe rekomandim­eve të mjekëve. Është një moment që kërkon sakrificë, të cilës askush nuk mund t'i shmanget, por të gjithë jemi të bindur se në këtë mënyrë do t'ia dalim ta kapërcejmë me sa më pak dëme situatën e pandemisë. Të vlerësojmë çdo moment, të dëgjojmë çdo rekomandim, të zbatojmë çdo këshillë dhe situata do të jetë e kapërcyer. Të kujdesemi për veten, sepse kështu kujdesemi edhe për personat e tjerë të familjes. Solidarite­t dhe mbështetje me gjithë zemër për mjekët, infermierë­t, sanitarët, inspektorë­t e shëndetit publik, epidemiolo­gët dhe të gjithë forcat që po përballen me vetëmohim dhe sakrificë me pandeminë. Respekt pafund për ta!", - shprehet Kryemadhi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania