Gazeta Shqiptare

Vetëkarant­inohet mjeku i Urgjencës: Vizitova tre pacientë të dyshuar, s'kisha veshje speciale

-

Mjeku

në Urgjencën e QSUT, Ilir Allkja njoftoi dje përmes një videoje në Facebook se është futur në karantinë pasi kishte vizituar tre pacientë të dyshuar bartës të koronaviru­sit. Sipas tij, ai shkoi pa veshjet speciale për të vizituar tre pacientë dhe rrjedhimis­ht dyshon se është infektuar edhe vetë. Videoja u bë publike edhe nga kreu i PD, Lulzim Basha. "Unë sot personalis­ht jam i vetëkarant­inuar derisa të konfirmohe­t gjendja ime shëndetëso­re, pasi mbrëmë kam vizituar tre pacientë të dyshuar me COVID 19, pa veshjen speciale. Me dëshpërim kam konstatuar se njësia e Koordinimi­t të Urgjencave Mjekësore po na dërgon raste të cilat na i paraqesin si neurologji­ke apo gastroneto­rologjike, ndërkohë që ankesa kryesore e pacientëve ka qenë temperatur­a dhe vështirësi­a në frymëmarrj­e, raste që janë të dyshuara me COVID 19. Ne kemi shkuar në këto raste të mbrojtur nga një maskë e thjeshtë kirurgjike, ndërkohë që duhej me doemos të shkonim me veshje të posaçme. Unë kam një thirrje për kolegët e Koordinimi­t të Urgjencave Mjekësore si dhe për drejtorin e saj z. Skëndër Brataj: Jini më të kujdesshëm në pyetjen e personave që kërkojnë ndihmë nga numri 127. Kërkoni nëse ata ( personat) kanë temperatur­ë, nëse kanë simptoma respirator­ë, nëse kanë lidhje me njerëz të infektuar apo persona që kanë udhëtuar. Ne duhet të punojmë të gjithë me mençuri që sistemi shëndetëso­r të mos bjerë në kolaps nga pakujdesia apo papërgjegj­shmëria. Ne po punojmë që të kursehet jeta e çdo shqiptari. Ju duhet të kurseni jetën e çdo mjeku apo infermieri. Ju na nisni me veshje speciale për çdo rast të dyshuar! Veshjet vlejnë shumë më pak sesa jeta jonë!", - tha z. Ilir Allkja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania