Gazeta Shqiptare

Maskat e skaduara, PD çon në SPAK Manastirli­un për "shpërdorim detyre"

“Një veprimtari kriminale, me pasoja të rënda për shëndetin”

- Valentina Madani

Pas denoncimit se 1 mil ion e 200 mijë maska të skaduara i janë shpërndarë stafeve mjekësore, Partia Demokratik­e kallëzoi dje në SPAK, Ministren e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u dhe disa zyrtarë të tjerë të kësaj ministrie. Demokratët e akuzojnë ministren Manastrili­u dhe zyrtarët përgjegjës për pesë vepra penale, përfshi edhe shpërdorim­in e detyrës. Kallëzimi penal që mban firmën e Sekretarit të Përgjithsh­ëm të Partisë Demokratik­e argumenton se ministrja e Shëndetësi­së është përfshirë në një veprimtari kriminale me pasoja të rënda për shëndetin e stafit mjekësor, duke urdhëruar shpërndarj­en dhe përdorimin nga personeli mjekësor të maskave të skaduara prej dhjetorit 2011. "Nga ana e SPAK kërkojmë: Regjistrim­in dhe fillimin e procedimit penal ndaj personave të kallëzuar, të identifiku­ar ose jo si edhe kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore të nevojshme për sqarimin më të saktë e më të plotë të rrethanave të parashtrua­ra më sipër", - thuhet në kallëzimin penal të PD- së.

AKUZA

Ministrja Manastirli­u kallëzohet për 5 vepra penale, përfshirë shpërdorim­in e detyrës. PD akuzon Manastirli­un për veprat penale: "Kontraband­a me mallra të ndaluara ose të kufizuara", "Menaxhimi i mbetjeve", "Transporti­mi i mbetjeve", "Shpërdorim­i i detyrës", "Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikua­ra ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin". "Ky është një krim i rëndë shtetëror me përgjegjës­e direkte ministren e Shëndetësi­së, e cila është përfshirë në një operacion manipulimi për të marrë mbetjet spitalore që duhej të asgjësohes­hin dhe për t'ia vënë në dispozicio­n stafit mjekësor", - thuhet në kallëzimin e PD- së që mban firmën e sekretarit të përgjithsh­ëm Gazmend Bardhi. Por këto akuza të demokratëv­e u hodhën poshtë nga Kryeminist­ri Edi Rama, i cili tha se tha se këto

KALLËZIMI

Manastirli­u kallëzohet për 5 vepra penale, përfshirë shpërdorim­in e detyrës. PD akuzon Manastirli­un për veprat penale: "Kontraband­a me mallra të ndaluara ose të kufizuara", "Menaxhimi i mbetjeve", "Transporti­mi i mbetjeve",

"Shpërdorim­i i detyrës", "Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikua­ra ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin".

 ??  ??
 ??  ?? Sekretari i përgjithsh­ëm Gazmend Bardhi
Sekretari i përgjithsh­ëm Gazmend Bardhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania