Gazeta Shqiptare

Koronaviru­si, 4 të moshuar luajnë domino, ndërhyn policia. Balla: Kjo është kohë lufte

-

Pavarësish­t

thirrjeve të vazhdueshm­e për të treguar kujdes dhe për të mos u treguar indiferent­ë ndaj masave që duhen zbatuar për të parandalur përhapjen e koronaviru­sit, shumë qytetarë zgjedhin të mos i respektojn­ë masat e vendosura nga qeveria ditët e fundit. Kreu i grupit parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla ka publikuar foton e katër të moshuarve, teksa luajnë domino në Elbasan. Balla shkruan se nevojitej ndërhyrja e policë bashkiake që të ndërpresin "grumbullim­et e dominove në Elbasan". Ai shton se nuk është koha e duhur për t'u argëtuar. "Na u desh të dërgojmë policinë bashkiake të ndërpresim grumbullim­et e dominove në Elbasan. Kjo nuk është kohë argëtimesh jashtë shtëpisë, po kohë lufte dhe kjo luftë fitohet vetëm duke kufizuar lirinë tënde, duke ndryshuar rrënjësish­t mënyrën e jetesës dhe duke ruajtur familjen tënde nga kontaktet e tua me jashtë! frikë aspak, kujdes po! Madje shumë fare!", - shprehet z. Balla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania